T’i bësh ditët e tua të vlefshme.

Ç’dobi  do të ketë njeriu të fitojë gjithë botën, nëse më pas do të humbë shpirtin e vet? Marku 8:36

Disa kohë më parë, njerëzit përdornin një shprehje “ Është vetëm një jetë që do të kalojë shpejt; vetëm ajo që është bërë për Krishtin do të mbes.”   Kjo frazë përshtatet ashtu siç duhet me realitetin e ashpër të jetës.

Ed dhe Janet Landry, e kuptuan më mirë këtë frazë, ndërkohë që Edi luftonte për jetën e tij. Dy muaj përpara se ai të shtrohej në spital, po trajnohej për një ekskursion në Nepal.  Gjatë trajnimit ai  vuri re se e  kishte të vështirë të mbushej me frymë.  Ai mendoi “Nëse nuk mbushem me frymë kur ndodhem në nivelin e detit, do të jetë shumë më e  vështirë për mua në Nepal.” Ed, shkoi të takonte doktorin e tij që ishte njëkohësisht edhe miku i tij. Pas dy ditë analizash,  i thanë se kishte leucemi dhe se i kishin mbetur vetëm dy muaj jetë.

Në këtë moment ai kujtoi  një udhëkryq  në jetën e tij, me të cilin ishte përballur në  të tridhjetat. Në atë kohë ai ishte në një punë që kishte gjallëri dhe përfitime financiare dhe shijonte rehatinë që i ofrohej klasës së mesme. Ai gjithashtu kishte zemër për Zotin dhe dëshirë për t’i shërbyer Atij. Pyetja  që ai i bënte vetes ishte, se kur mund të jepte dorëheqjen nga puna?   Mbasi reflektoi mbi këtë gjë, vendosi kështu:  

“ Gëzimi im më i madh, përveç faktit se në atë kohë ishim bashkë me fëmijët tanë, ka qenë momenti  kur lashë punën si zjarrfikës në San Diego. Unë  renda drejt së panjohurës, u bëra pjesë e shkollës së Biblës dhe hyra në mision. Atëherë duhet të vendosja, ose do të lija  gjithçka, ose të mbaroja karrierën time deri në moshën 55 vjeçare e pasi gjithçka të ishte e sigurt, atëherë mund t’i shërbeja Zotit pa qenë një barrë për të tjerët.

Lajmi se unë isha i sëmurë me leucemi erdhi 3 muaj përpara se të mbushja 55 vjeç. Faleminderit Perëndi. Kur e mora këtë lajm në fillim në zyrë, kjo ishte gjëja e parë që m’u kujtua.  Pata një ndjesi gëzimi që kisha marrë vendimin e duhur. Kjo  më ndihmoi mos të kisha pengje.

Ed u shkëput nga puna e tij ku paguhej mirë, shkoi në shkollë dhe pastaj u bashkua me një grup misionesh, emri i të cilit ishte Action International. Ky grup punonte në Filipine. Ai kaloi disa vite të jetës së tij,  duke i shërbyer Perëndisë si misionar. Ed u trajnua dhe dishepullizoi burra dhe gra të reja. Ai gjithashtu ndihmoi që të ndërtohej një biznes Filipinas për produktet e letrës. Në  këtë mënyrë, ai  ndihmonte njerëzit indigjenë që të mund të nxirrnin disa të ardhura.

A pati ai ndonjë peng? Asnjë. Në vend se të zgjidhte atë që dukej më e sigurt për të, ai dëgjoi zërin e Zotit. Perëndia  e thirri të bënte  diçka me vitet që i kishin mbetur dhe ai mori vendimin që t’i shërbente Zotit.

Shumë kohë më parë Jezusi eci në brigjet e Galilesë dhe u thirri burrave që t’i shërbenin Atij.  Ata ishin peshkatarë, tregtarë të vegjël, nëpunës, fermerë, njerëz të zakonshëm si ti dhe unë.

Pyetje: Përse heziton që të dalësh dhe të bësh diçka për Zotin në jetën tënde? Kur Zoti u përball me Moisun në shkretëtirë, Ai e pyeti, “ Çfarë ke në dorën tënde?” Moisiu qëndroi aty, i nxirë prej diellit, i lodhur dhe i zhuritur. 40 vite më parë ai kishte dalë nga Egjipti. Nëse ai dikur  kishte pasur  një unazë që shërbente si vulë personale,  kishte kohë që nuk e kishte më.  Moisiu ju përgjigj Zotit “Kam vetëm këtë shkop bariu.” Perëndia e urdhëroi “Hidhe atë në tokë” dhe  Moisiu bëri ashtu siç i tha Zoti.  Shkopi u kthye në një gjarpër. Zoti  e drejtoi duke i thënë “Merre dhe shko përballu me Faraonin.”

Po ti, çfarë ke në dorën tënde? A ke kohë, burime, e aftësi?  Të gjitha këto janë një dhuratë nga Zoti,  gjëra që të janë dhënë për t’u administruar, e jo si një pronë.

Ed Landry, së bashku me gruan e tij Janet, e dinë se kanë marrë vendimin e duhur. Ai investoi me mençuri në jetën e tij, e ky investim  u korr në jetët e Filipinasve.  Mik, mendo për vitet e tua, dhe pyet veten, “ Kjo që po bëj tani, a do të më vlejë për përjetësinë time?”

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr. Harold J. Sala

Folësi, autori dhe mësuesi i Biblës Dr. Sala, ka themeluar Guidelines në vitin 1963. Programi i tij i përditshëm Koment për jetën, dëgjohet në mbarë botën në gjuhë të ndryshme. Sala është autori i 60 librave në 19 gjuhë të ndryshme. Ai flet dhe mëson shpesh në konferenca dhe seminare në kishat në mbarë botën.


Free!

REGJISTROHUNI