Muret e burgut të vetmisë!

A mund ta imagjinoni të jeni një i burgosur në burgun më famëkeq të Parisit për 15 vjet? Kjo ishte eksperienca e Madame Jeanne Guyon [GUY-on}, anëtare e fisnikërisë Franceze. Shumë të tjerë ndanë të njëjtën eksperience gjatë asaj epoke të turpshme historike. Ajo me shumë vendosmëri besonte se ishte në burg sepse ky vullneti i Perëndisë.

E vërteta se Perëndia ishte me të, ishte ajo që e ndihmoi atë të mbijetonte në kushtet e vështira të jetesës dhe të mposhte vetminë gjithashtu. Ajo kishte kaq gëzim në Zotin sa fryma e saj fluturonte larg mureve të burgut. Në fakt, ajo tha se gurët në qelinë e saj dukeshin si rubinë. Ja çfarë shkroi ajo:

Një zog i vogël jam unë.

I përjashtuar nga fushat e ajrit,

Megjithatë ulem dhe këndoj në kafazin tim

I këndoj Atij që më vendosi këtu!

Jam një e burgosur e gëzuar,

Sepse, Perëndia im, më gëzon mua.

Madame Guyon zgjodhi të pranonte gjithçka që i ndodhi asaj si diçka që vinte nga dora e Zotit. Ajo mësoi të mos i luftonte vështirësitë, por të kuptonte se Zoti i lejonte ato, dhe Ai do t’i siguronte forcën që i duhej.

Ajo mësoi gjithashtu se ajo mund të komunikonte me Perëndinë në çdo moment dhe të largonte vetminë. Shumë prej nesh e besojnë këtë në teori, por nuk e kemi mësuar të vërtetën se Ai është vërtet aty për të ndarë çdo moment me ne. Kështu ne vendosim pritshmëri te njerëzit përreth nesh për të plotësuar nevojat tona, dhe zhgënjehemi kur ata nuk e bëjnë këtë, kur në fakt Perëndia i krijoi zemrat tona me nevoja që vetëm Ai mund t’i plotësojë.

A ndiheni të izoluar dhe të vetmuar? Jezusi tha: “Ja, unë qëndroj te dera dhe trokas; nëse dikush dëgjon zërin tim dhe hap derën, do të hyj tek ai dhe do të ha darkë me të dhe ai me mua” (Zbulesa. 3:20). Kur ju ta bëni Atë mikun tuaj më të mirë, edhe ju mund të fluturoni përtej mureve të burgut të vetmisë.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Darlene Sala

Darlene Sala ka pasur një shërbesë active si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e tyre në Krishtin. Ajo flet në konferenca për familjen në kishat në SHBA, Filipine, Kinë , Ukrahinë Rusi dhe Afrikë.


Free!

REGJISTROHUNI