Thirrje për lutje nga Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë

Një thirrje për lutje nga VUSH për ju motra dhe vëllezër në Krishtin Jezus!

Ne e dimë se sa shumë nevojë kemi për prezencën e Jezusin në Shqipëri dhe ndërhyrjen e Tij në këtë kohë të vështirë për kombin tonë. Ne e dimë gjithashtu, që nëse kërkojmë Zotin në lutje dhe me vajtime, Ai vjen dhe na shpëton. Është vërtet koha të lutemi dhe të kërkojmë Zotin me agjërim dhe lutje. “Në qoftë se populli im, i cili thirret me emrin Tim, përulet, lutet, kërkon fytyrën Time dhe kthehet prapa nga rrugët e këqija, Unë do ta dëgjoj nga qielli, do t’i fal mëkatin e tij dhe do ta shëroj vendin e tij.” (2 Kronikave 7:14)

Ju bëjmë thirrje për lutje, duke u bashkuar në dy mënyra: duke u përulur dhe duke thirrur Perëndinë së bashku!

  • Nëse keni grupe lutje/adhurim në kishat tuaja apo njerëz që kanë zemër për lutje dhe adhurim, ju inkurajojmë të bëheni pjesë ntek Shtëpia e Lutjes, që është hapur në Tiranë 24/7. Le të ngremë duart në lutje dhe adhurim për kombin tani më shumë sesa çdo herë tjetër. Le të mbulojmë të gjitha orët në lutje dhe adhurim në unitet në një altar lutje; si një shenjë uniteti dhe përulje së bashku!! “Dhe Moisiu i tha Jozueut: “Zgjidh për ne disa burra dhe dil për të luftuar kundër Amalekut; nesër do të jem në majë të kodrës me shkopin e Perëndisë në dorë”. Jozueu bëri ashtu siç i kishte thënë Moisiu dhe luftoi kundër Amalekut, ndërsa Moisiu, Aaroni dhe Huri u ngjitën në majë të kodrës. Dhe ndodhi që, kur Moisiu ngrinte dorën e tij, Izraeli fitonte; përkundrazi, kur e ulte dorën, fitonte Amaleku. Por duart e Moisiut ishin rënduar, kështu që ata morën një gur dhe ia vunë poshtë, ai u ul mbi të ndërsa Aaroni dhe Huri ia mbanin duart, njëri nga një krah, tjetri nga krahu tjetër; kështu duart e tij mbetën të palëvizura deri në perëndimin e diellit.” (Eksodi 17:9-12)
  • Ju bëjmë thirrje gjithashtu dhe për një agjërim të përbashkët 3 ditor, këtë fundjavë! Si kombi Shqiptar të përulemi vërtet së bashku dhe të kërkojmë JEZUSIN të vijë!!! Kudo që të jeni, në punë, shtëpi apo duke shërbyer me njerëzit, më datën 6 Dhjetor në 12:01 të mëngjesit deri më datën 8 Dhjetor në orën 18:00 pasdite, le të agjërojmë për kombin tonë së bashku! Le të mos hamë ushqime, por të pimë lëngje/ujë për këto 3 ditë, ju lutemi.

“Shpirti im kujtohet gjithnjë për këtë dhe është i rrëzuar brenda meje. Këtë dua ta sjell në mëndje dhe prandaj dua të shpresoj. Është një hir i Zotit që nuk jemi shkatërruar plotësisht, sepse mëshirat e tij nuk janë mbaruar plotësisht.” – Vajtimet 3:20-23

Ju lutemi kontaktoni tek 0694092045 nëse keni dëshire të vini tek shtëpia e lutjes për kombin ose tek [email protected].

Kur njerëzit e Perëndisë punojnë – punojnë njerëzit…POR kur njerëzit e Perëndisë luten -Perëndia punon!

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI