Tërmeti dhe kujdesi për veten pas punës në terren
Ju keni dhënë një kontribut të çmuar, kudo ku detyra juaj për çlirimin nga fatkeqësitë natyrore ju ka çuar, qoftë kjo në vijën e parë, apo mbrapa skenës. Ju keni përjetuar mundësi të rralla dhe me shumë vlerë, të cilat kanë qenë vërtet stresuese. Pasojat e këtij stresi mund të shkaktojnë vështirësi, ndërsa ju ktheheni në vendin e punës. Më poshtë, do të gjeni informacione të dobishme, për të lehtësuar tranzicionin tuaj dhe për të lehtësuar rikthimin tuaj në rutinën e zakonshme të punës.
Para Kthimit në Punë
Gjatë përgjigjes suaj ndaj fatkeqësisë natyrore, ka gjasa që të keni punuar në kushte jo shumë të dëshirueshme, ndërkohë që jeni kujdesur për të tjerët. Para se të ktheheni në detyrat tuaja normale, ju duhet të kujdeseni për veten, duke u siguruar që të gjitha nevojat tuaja bazë, të jenë plotësuar. Këtu përfshihen:
- Mbajtja e një diete të shëndetshme, ushtrime rutinë dhe gjumë apo pushim i mjaftueshëm
- Kalimi i kohës me familjarë dhe miq, duke u kushtuar vëmendje çështjeve të shëndetit
- Reflektimi mbi domethënien e kësaj përvoje frymërisht dhe profesionalisht
Shenjat e Stresit
Më poshtë, është një listë që mund t’ju duket e dobishme, për identifikimin e shenjave të stresit tek vetja juaj:
- E qara e shpeshtë, pikëllimi, faji, trishtimi, ankthi, frika, ndjesia e mbingarkesës, depresioni, acarimi, zemërimi, mohimi, kritikat e tepërta, fajësimi, probleme që lidhen me punën/shkollën.
- Pagjumësia ose vigjilenca e tepruar, reagime frike, ëndrra të këqija ose makthe, probleme me përqëndrimin, vështirësi në marrjen e vendimeve.
- Lodhje, dridhje të muskujve, ndjesi shpimi me gjilpërë, ulje të reagimit imunitar, rrahje të forta të zemrës, ndryshime në oreks, shqetësime me stomakun apo me tretjen, djersitje të tepërta, marrje mendsh.
Të presësh të papriturën – Tërmeti dhe kujdesi për veten pas punës në terren
Ndërsa i riktheheni detyrave rutinë, ju mund të vini te ndryshime tek vetja juaj, kolegët tuaj, apo në ambientin e punës.
Më poshtë, do të shihni disa shembuj të vështirësive të mundshme, me të cilat mund të përballeni dhe disa këshilla për t’i kapërcyer ato.
-
Ndryshim i ritmit
Mjedisi i fatkeqësisë natyrore, shpesh ndryshon me një ritëm që është më i shpejtë se sa në vendin e zakonshëm të punës. Gjatë kthimit në punën normale, mund t’ju duket sikur njerëzit lëvizin me një ritëm më të ngadaltë, nga sa ju mbani mend. Kujtoni se mund të jeni ju, ata që keni ndryshuar dhe jo ata. Jini të ngadaltë në gjykim, kritika apo në supozime.
-
Lodhje e vazhdueshme
Pavarësisht se mund të duket sikur po flini mjaftueshëm, ju mund të përjetoni një lodhje kronike. Ndoshta ju duhet më shumë pushim, nga sa mendoni ju. Lodhja kronike mund të jetë edhe pasojë e ndonjë sëmundjeje. Shkoni tek mjeku, nëse kjo lodhje kronike vazhdon.
-
Cinizmi
Zakonisht, në punën gjatë një fatkeqësie natyrore, ju shihni më të mirën dhe më të keqen tek individët. Po ashtu tek sistemet dhe, lehtësisht, mund të bëheni cinikë. Këto ndjenja zvogëlohen me kalimin e kohës, sapo ju të jeni të aftë të përqëndroheni tek rezultatet pozitive të punës suaj.
-
Pakënaqësia nga puna rutinë
Ndoshta ju mund të filloni ta shihni rutinën e punës së përditshme, sikur të mos ketë asnjë domethënie apo kënaqësi. Për të mposhtur këtë ndjenjë, përfshini gjërat që keni mësuar nga reagimi gjatë fatkeqësisë natyrore, në jetën tuaj personale dhe profesionale.
-
Emocionet e shkaktuara lehtësisht
Ndonjëherë, kombinimi i përvojave intensive, lodhjes dhe/apo stresit, ju bën të jeni më të prekshëm ndaj emocioneve të papritura. Për shembull, mund të qani lehtësisht, të zemëroheni shumë shpejt, apo të keni luhatje dramatike të humorit. Këto janë reagime normale, të cilat pakësohen me kalimin e kohës. Ndërkohë, bëni kujdes ndaj reagimeve tuaja. Diskutoni përvojën tuaj dhe jini të ndjeshëm ndaj komenteve që mund të lëndojnë apo shqetësojnë të tjerët.
-
Lidhja me përvojat tuaja
Ndërsa ju mund të dëshironi të ndani përvojat tuaja me të tjerët, mund të mos jeni të sigurt nëse është e përshtatshme kjo gjë. Tregoni kujdes kur diskutoni mbi përvojën tuaj në lidhje me fatkeqësitë natyrore. Sidomos për tema që kanë pamje shqetësuese. Mund të ketë fëmijë, apo persona që janë emocionalisht shumë të ndjeshëm.
-
Vështirësi me kolegët dhe mbikqyrësit
Ju mund të mos përjetoni nga kolegët apo mbikqyrësit tuaj, atë shenjë mirëseardhjeje që prisnit. Kolegët mund të refuzojnë të mbajnë më shumë ngarkesë në punë. Mund të mos e kuptojnë vështirësinë e punës që ju keni bërë. Ose mund të refuzojnë të jenë mirënjohës për punën që ju ndërmorët. Si reagim ndaj ndonjë ndjenje negative, shprehni vlerësimin tuaj për mbështetjen e tyre gjatë kohës që ju ishit në terren. Gjithashtu kujdesuni në lidhje me përvojat tuaja.
Burimi: Superbook