Tek ai kemi shpresuar dhe ai do të na shpëtojë.

istockphoto 1318251812 612x612 4

Isaia 25:7-9 “Do të shkatërrojë mbi këtë mal mbulesën që mbulonte tërë popujt, po kështu edhe mbulesën e shtrirë mbi të gjitha kombet. Do të shkatërrojë përgjithnjë vdekjen; Zoti, Zoti do t’i thajë lotët nga çdo fytyrë, do të heqë nga tërë dheu turpin e popullit të tij, sepse Zoti ka folur. Atë ditë do të thuhet: «Ja, ky është Perëndia ynë: tek ai kemi shpresuar dhe ai do të na shpëtojë. Ky është Zoti tek i cili kemi shpresuar; të ngazëllojmë dhe të gëzohemi në shpëtimin e tij!»”.

Sa premtim i bukur! A e dëgjuat këtë? Vdekja, si një mbulesë që mbulon të gjithë njerëzit dhe të gjithë kombet, një ditë do të shkatërrohet përgjithnjë. Ai do ta shkatërrojë vdekjen përgjithmonë. Zoti Perëndi do të fshijë çdo lot nga fytyrat tona. Unë kam në mendje vdekjen. Kam në mendje funeralet e anëtarëve të familjes, të miqve të ngushtë ku kam qenë, ku kam marrë pjesë. Jam i bindur se edhe ju keni qenë në funerale dhe e dini si është dhimbja, lëndimi dhe lotët. Dhe lajmi i mirë te Isaia 25 është që një ditë, vet vdekja nuk do të jetë më. Nuk do të ketë më vdekje. Nuk do të ketë më lot. Perëndia Vetë do të fshijë çdo lot nga fytyrat tona.

Kjo është ajo që ne presim. Ja pse vargu 9 është aq i rëndësishëm. “Ja, ky është Perëndia ynë: tek ai kemi shpresuar dhe ai do të na shpëtojë. Ky është Zoti tek i cili kemi shpresuar; të ngazëllojmë dhe të gëzohemi në shpëtimin e tij!” Pa dyshim që unë nuk e di se çfarë po ndodh në jetën tuaj dhe në familjen tuaj. Mbase jeni rënduar në ditët e fundit sepse keni parë të vdesë një anëtar në familje ose një mik. Ose kjo mund të ndodhë në të ardhmen. Askush nga ne nuk e ka të sigurt të nesërmen. Askush nuk na e garanton dot të nesërmen. Ndaj ne jetojmë në hijen e vdekjes. Por merrni zemër sot. Një ditë vetë vdekja do të shkatërrohet përgjithmonë.

Perëndi, ne të lavdërojmë për atë premtim. Ne të lavdërojmë për dashurinë Tënde. Ne të lavdërojmë, Zoti Jezus, që vdiqe për ne në kryq, që përjetove gjykimin që ne meritojmë për mëkatin tonë, që e more gjykimin, zemërimin e shenjtë, dënimin me vdekje në vendin tonë. Dhe ne të lavdërojmë për ungjillin. Të lavdërojmë për ringjalljen prej së vdekurish. Të lavdërojmë për shpresën që kemi, edhe mes lotëve në këtë botë, sepse një ditë Ti do të fshish çdo lot nga sytë tanë, dhe ne nuk do të përjetojmë më kurrë dhimbjen e vdekjes.

Perëndi, ne të lavdërojmë për jetën e përjetshme dhe për premtimin e asaj jete. Ne gëzohemi në të, gëzohemi për shpëtimin Tënd. Na ndihmo të mbahemi te kjo shpresë dhe na ndihmo ta shpallim këtë shpresë. Perëndi, të lutem, na përdor sot që ta shpallim këtë shpresë me qëllim që njerëzit që kemi përreth, që kemi në punë dhe njerëzit nga kombet të mos e kenë më këtë mbulesë. Perëndi, përdor jetët tona, familjet tona, kishat në këtë botë për të shpallur lajmin e mirë të Mbretit që e mposhti vdekjen, që ata të mund ta njohin këtë shpresë. Na përdor që ta bëjmë këtë gjë sot. Lutemi për këto në emrin e Jezusit. Amen.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth David Platt

David Platt shërben si pastor në kishën McLean Bible Church në Washington, D.C. Ai është themeluesi i shërbesës ‘Radikal’. Ai është autori i disa librave, përfshirë, Radikal, Radikal së bashku, Më ndiq, Diçka duhet të ndryshojë.


Free!

REGJISTROHUNI