“Burri dhe gruaja: unifikisht të ndryshëm”

Kur Zoti krijoi njeriun (njerëzimin), sipas Torahut, i krijoi ata mashkull dhe femër. Me fjalë të tjera, njerëzimi përbëhet nga dy krijime unike, burrat dhe gratë. Qëllimi i Biblës  është të theksojë se ka dallime midis burrave dhe grave, dallime të cilat duhet të vazhdojnë të mbahen në shoqëri. Nuk ka nevojë të shikosh shumë larg për të parë se shoqëria, veçanërisht në brezat e  fundit, i ka mjegulluar dallimet e dy gjinive. Torahu na kujton se Perëndia i urdhëron burrat dhe gratë të qëndrojnë në unitetin e tyre të ndryshëm nga njëri – tjetri.

“Nuk do të ketë asgjë që i përket burrit mbi gruan dhe burri nuk do të veshë fustan (rroba) gruaje; sepse të gjitha ato që bëjnë këtë janë të neveritshme për Zotin, Perëndinë tënd.”

Ligji i Përtërirë 22:5

E kam përkthyer  këtë varg në mënyrën më të mirëfilltë të mundshme. Sepse lexuesi duhet të vërejë se shumica dërrmuese e përkthimeve janë ndryshe. Versioni i King James përmbledh pak a shumë përkthimin e versionit të shumicës,

“Gruaja nuk do të veshë atë që i përket një burri, as burri nuk do të veshë rroba gruaje, sepse të gjitha ato që bëjnë këtë janë të neveritshme për Zotin, Perëndinë tënd”.

Problemi me përkthime të tilla është se nuk i kushtojnë vëmendjen e duhur asaj që thuhet në të vërtetë. Versioni King James  e vë theksin tek gruaja e cila nuk duhet të veshë atë që i përket burrit; kur në të vërtetë folja “të veshë” nuk është përdorur fare në gjysmën e parë të vargut. Synimi i tekstit hebraik është që nuk duhet të ketë asgjë që i përket burrit “mbi” ose ” lidhje me” një grua. Mesazhi nuk ka të bëjë vetëm me veshjen, por  fjala hebraike e përdorur nënkupton një gamë shumë më të gjerë objektesh. Prandaj, zgjedhja e kësaj fjale nga Torahu e informon lexuesin se instrumentet ose mjetet që një burrë përdor për të punuar, nuk duhet të përdoren nga gruaja. Me fjalë të tjera, ka disa profesione dhe aktivitete që nuk janë të përshtatshme për një femër.

Pikërisht në gjysmën e dytë të vargut shfaqet folja “të veshë” ose “të vishesh”. Po në këtë pjesë, janë burrat ata që këshillohen të mos veshin asnjë veshje femërore. Veshja në kohën e Moisiut, siç është edhe sot, tregonte shumë për personin. Nëse dikush vishet në kundërshtim me atë se si Zoti e krijoi të jetë, është një akt rebelimi. Një rebelim i tillë shihet dhe përshkruhet qartë në këtë varg, sepse Zoti e quan atë të neveritshme.

Sigurisht që meshkujt dhe femrat kanë edhe ngjashmëri mes tyre; megjithatë dallimet ndërmjet dy gjinive duhet të ruhen dhe kjo përfshin edhe role të ndryshme. Këto role duhet të përcaktohen mirë, veçanërisht në shtëpi dhe në Kishë. Nëse besimtarët dështojnë në këtë çështje, atëherë kemi dështuar  të jemi shembulli i shenjtëruar për të cilin u shpëtuam. E kuptoj që shumica zgjedhin të shpërfillin dallimet e deklaruara nga Shkrimet për udhëheqjen dhe administrimin e shtëpisë lokale të Perëndisë. Ndoshta kjo është arsyeja pse të njëjtat probleme dhe dështime që mundojnë shoqërinë tonë janë të pranishme edhe brenda familjes së Zotit.

Siç thotë edhe Steve Brown, mendojini njëherë…

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Baruch Korman


Free!

REGJISTROHUNI