Mos e bëni fjalën “Më fal” si fjalën më të vështirë.

Ja, kam vepruar si një budalla dhe kam gabuar rëndë”. – 1 e Samuelit 26 : 21

A jeni përfshirë në ndonjë diskutim të nxehtë, dhe më pas keni kuptuar se e keni keqkuptuar atë që po thoshte personi tjetër? Të duket vetja shumë e ulët që gabuat në këtë mënyrë. Mund edhe të keni vite të tëra  që i mëshoni fort një ideje ose besimi egoist, sa marrëzi. Ndoshta e ke të vështirë t’a pranosh se sa gabim ke qenë për një kohë kaq të gjatë, për të mos përmendur dhimbjen e të kuptuarit se sa shumë dëm ke shkaktuar me marrëzinë tënde.

Mbreti Saul në Bibël ishte i familjarizuar me këtë ndjesi. Me ndihmën e Perëndisë, Davidi i zbuloi Saulit se sa pak mund të mbështetej te forca e tij. Sauli e pranoi se kishte qenë budalla. Por ky nuk është fundi i historisë! Pasi e pranoi fajin, Sauli u pendua dhe ndaloi së ndjekuri padrejtësisht Davidin. Të kërkosh falje për marrëzinë tënde është hapi i parë, kurse pendimi  është hapi final pasi  ndryshojmë drejtimin nga trajektorja jonë e mëparshme.

Kur pranojmë fajin dhe ndryshojmë mënyrat tona, hapim dyert për një të ardhme më të mirë. Por kur refuzojmë të korrigjohemi, do të zhytemi më thellë ne tërësinë e gabimeve tona. Zoti u jep falje dhe dhembshuri atyre që e kërkojnë. Ai thotë: “Unë do të shëroj shthurjen e tyre, do t`i dua shumëė, sepse zemërimi im u tërhoq prej tyre. (Osea 14:4) Për të pasur marrëdhënie e të shëndosha me njerëzit dhe me Perëndinë duhet përulësi dhe pendim  për restaurim. I vetmi budalla i përhershëm është ai që refuzon të kërkojë falje.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Bonnie Sala

Bonnie Sala është presidente e shërbesës Guidelines. Ajo është autore e meditimeve Fillo nga e Para, meditime të cilat frymëzohen nga mëngjeset e saj të hershme kur kalon kohën personale me Jezusin dhe Fjalën e Tij. Ky program transmetohet në radiot në Amerikë por edhe në Filipine, Singapor dhe Afrikë. Ajo është një folëse ndërkombtare në konferenca të ndryshme.


Free!

REGJISTROHUNI