Jua kam thënë këto gjëra, që ta keni paqen në mua; në botë do të keni mundime, por merrni zemër, unë e munda botën!“- Gjoni 16 : 33
Cila do të vinte menjëherë ndër mend – hera e fundit që keni kaluar një pasdite pa bërë asgjë, apo dhimbja e kokës nga stresi? Me shumë mundësi do ju kujtohet dhimbja e kokës.
Trupat tanë dërgojnë “flamuj të kuq” kur jemi nën stres të tepërt. Stresi është lodhje fizike dhe emocionale e shkaktuar nga mbingarkesa e sistemit tuaj. Tetëdhjetë përqind e punëtorëve thonë se ndjejnë stres në punë; gati gjysma thonë se kanë nevojë për ndihmë që të mësojnë si të menxhojnë stresin dhe 42% thonë se kolegët e tyre kanë nevojë për ndihmë me stresin. As fëmijët dhe pensionistët nuk janë imunë ndaj stresit.
Shumë prej nesh punojnë më mirë nën një sasi të caktuar presioni. Kufizimet dhe afatet mund të nxisin dhe përmirësojnë punën e mirë. Megjithatë, presioni i vazhdueshëm është shkatërrues. Fjala greke për telashe në Gjoni 16:33 është thlipsis, e cila nënkupton konceptin e stresit. Ne e dimë se do të përjetojmë stres, por jo të mundemi nga ai.
C.S. Lewis shkroi se “dhimbja është megafoni i Zotit.” Po, Perëndia i krijoi trupat tanë për të kërkuar strehim. Dhimbja e tejzgjatur dhe nën stres duhet të na nxisë të bëjmë ndryshime. A ndjen dhimbje? A keni nevojë për një ndryshim në prioritetet tuaja, një ndryshim që ju bën të kaloni më shumë kohë me Perëndinë? Inkurajohuni nga Psalmi 68:19: “I bekuar qoftë Zoti, që për ditë mbart barrat tona; ai është Perëndia i shpëtimit tonë.”