Asnjë besimtar nuk është i imunizuar ndaj mëkatit, por ia dalim më mirë kur ngadalësojmë ritmin dhe mbështetemi në Fjalën e Perëndisë. Fjalët e urta 14:12-18
Shumica e njerëzve nuk synojnë të sabotojnë të ardhmen e tyre, megjithatë kjo mund të ndodhë gjithsesi për shkak të mosdijes së tyre, rebelimit ose shpërfilljes së hapur për Perëndinë dhe Fjalën e Tij. Rrjedha e gjithë jetës së dikujt mund të devijohet nga gabimet e ndërmarra në gjykim e sipër dhe pasojat e ardhshme mund të jenë katastrofike.
Si të krishterë, ne kemi Fjalën e Perëndisë dhe Frymën e Tij për të na ruajtur dhe udhëhequr, por kjo nuk na bën të imunizuar ndaj zgjedhjeve të gabuara, veçanërisht në kohë dobësie. Ne kemi më shumë gjasa të marrim vendime jo të mençura kur jemi jashtëzakonisht të uritur, të zemëruar, të vetmuar dhe të lodhur. Ndaj ndaloni dhe shqyrtoni vendimet që keni marrë.
Padurimi dhe dëshirat e forta gjithashtu mund të na çojnë në rrugë të gabuar dhe të na verbojnë ndaj pasojave të mundshme. Kjo është arsyeja pse ne duhet të mësojmë të marrim vendime duke përdorur një perspektivë afatgjatë në vend që të fokusohemi në atë që është përpara nesh.
Ndërsa shikoni rrjedhën e jetës suaj, a shihni zgjedhje të bëra në kohë dobësie ose padurimi që kanë çuar në rezultate negative? Edhe kur një nevojë duket urgjente, është më mirë të ngadalësoni dhe të konsideroni me kujdes hapat tuaj në mënyrë që të jeni të kënaqur me atë që ju pret përpara.