“Faraoni dërgoi njerëz për të parë dhe, ja, asnjë kokë bagëtie e izraelitëve s’kishte ngordhur. Por zemra e Faraonit u ngurtësua dhe ai nuk e la popullin të shkojë.”–Eksodi 9:7
Pavarësisht plagëve të panumërta, pavarësisht demonstrimit të fuqisë së Perëndisë vazhdimisht e vazhdimisht, në këtë rast me plagën e bagëtive, është e qartë që Perëndia është Zoti dhe që faraoni duhej ta përulte veten para Perëndisë. Perëndia do t’i arrinte qëllimet e Tij dhe veç Ai e kishte të gjithë fuqinë, jo faraoni. Gjithë bagëtia në Egjipt ngordhi, por asnjë nga bagëtitë e izraelitëve nuk kishte ngordhur. Ndërkohë që faraoni e ngurtësoi zemrën para Zotit, ne mund t’i afrohemi Perëndisë me përulësi dhe t’i lutemi Atij që t’i bëjë zemrat tona të buta.
Por çfarë ndodh në vargun 7? Është një frazë që e shohim vazhdimisht. Faraoni e ngurtësoi zemrën e tij. Zemra e tij u ngurtësua ndaj Perëndisë, ndaj fjalës së Perëndisë dhe ndaj fuqisë së Perëndisë. Ky është mallkimi i mëkatit: të kesh një zemër të ngurtësuar para Perëndisë së universit. Dhe thjesht mbani mend që kjo frazë është edhe te Ungjilli sipas Markut. Drejtuesit fetarë dhe ata që po e akuzonin Jezusin në mënyra të ndryshme, e kishin zemrën e ngurtësuar.
Ndaj, a mund t’ju bëj një pyetje? Dhe kjo pyetje është edhe për jetën e zemrën time gjithashtu. A është në ndonjë mënyrë zemra jonë e ngurtësuar ndaj Perëndisë? A është në ndonjë mënyrë zemra jonë e ngurtësuar ndaj njerëzve të tjerë? Mbani mend, këto janë dy urdhërimet më të mëdha: të duash Perëndinë me gjithë zemrën, shpirtin, mendjen dhe forcën tënde. Ky është përshkrimi i një zemre që dëshiron Perëndinë dhe bindjen nga Perëndisë mbi gjithçka tjetër.
Është krejt e kundërta e asaj që shohim te faraoni. Kohët e fundit që kemi ngrënë darkë në familjen time, ne kemi qenë duke folur për zemrën e ngurtësuar, për zemrën e butë dhe për karakteristikat e zemrës së butë, duke qenë të përulur para Perëndisë, të penduar para Tij dhe me një gatishmëri për të dëgjuar atë që Perëndia thotë, një dëshirë për të bërë atë që Ai thotë, një dëshirë që rrjedh në dashuri për të tjerët, një zemër për të tjerët, një zemër që reflekton zemrën e Perëndisë.
Ndaj unë dua t’ju drejtoj në lutje sot:
Perëndi, ne lutemi për zemra të buta para Teje. Ne lutemi për zemra të buta para të tjerëve. Perëndi, ne lutemi që të largosh krenarinë nga ne, largo ngurtësimin e zemrës në çdo lloj mënyre.
Mendoni për Isaia 66. Zoti do ta kthejë shikimin e Tij mbi atë që ka një frymë të përulur dhe të penduar, atë që dridhet nga Fjala e Tij.
Perëndi, ne lutemi që të na japësh atë lloj zemre, një zemër të përulur dhe të penduar para Teje, që është e shpejtë për të rrëfyer mëkatin dhe për t’u larguar prej tij, që është e shpejtë për ta dëgjuar fjalën Tënde dhe e shpejtë për t’ju bindur asaj, që është e butë për t’u transformuar në duart e Tua. Perëndi, ne lutemi për zemra të buta ndaj Teje dhe ndaj të të tjerëve. Na ndihmo t’i duam të tjerët me përulësi dhe na ndihmo të kujdesemi për të tjerët. Perëndi, ne lutemi për zemra të buta. Ne lutemi që të na ruash nga ngurtësimi i zemrës.
Dhe Perëndi, ndërsa lutemi vazhdimisht në këtë program për njerëzit nëpër botë që nuk e kanë njohur hirin, dashurinë dhe mëshirën Tënde, unë dua të lutem për miliona turq në Turqi ku vështirë se gjen ndonjë ndjekës të Jezusit. Perëndi, ne lutemi për ta sot. Perëndi, ne lutemi që Ti t’i zbutësh zemrat e tyre ndaj mesazhit të Jezusit, që të përcjellësh mesazhin e Jezusit te ata, dhe ndërsa më shumë njerëz do të ndajnë ungjillin në Turqi, shumë turq të mund të kthehen tek Ti. Zot, ne lutemi që kur ungjilli të shpallet në Turqi, të ketë zemra të buta që do të dëgjojnë, do të besojnë dhe do ta pranojnë hirin dhe mëshirën Tënde përmes Jezusit. Perëndi, ne lutemi për zemra të buta në Turqi. Ne lutemi për zemra të buta mes njerëzve tek të cilët po ndahet ungjilli. Ne lutemi që Ti të mund të zbutësh zemrat. Kjo është thelbësore, Perëndi. Ne nuk mundemi të të duam me gjithë zemrën, shpirtin, mendjen dhe forcën tonë. Të tjerët nuk mund të të duan me gjithë zemrën, shpirtin, mendjen dhe forcën e tyre nëse e kanë zemrën e ngurtësuar. Ne lutemi për zemra të buta në ne dhe te ata tek të cilët ndajmë ungjillin. Perëndi, ne lutemi për zemra të buta te njerëzit që duam dhe lutemi. Këtë lutje kam për fëmijët e mi, për familjen time dhe për njerëzit që më rrethojnë. Perëndi, unë lutem për zemra të buta. Lutemi për këtë duke e njohur rrezikun e zemrës së ngurtësuar, siç pamë te Eksodi, kapitulli 9. Ndaj ne lutemi dhe të përgjërohemi për këtë në emrin e Jezusit. Amen.