Të jesh bujar do të thotë të japësh lirisht gjëra me vlerë – qoftë zotërime, para, kohë, apo dashuri. Një njeri bujar jep pa menduar se çfarë do të marrë në këmbim, ai jep thjesht sepse ka gëzim dhe kështu bën të lumtur dikë tjetër. Sigurisht festat dhe ditëlindjet janë kohët kur njerëzit janë mësuar të japin më shumë. Por gjestet bujare në çdo rast e bëjnë botën më të mirë dhe vendin ku jetojmë më të lumtur. Ja se si prindërit mund të nxisin një shpirt bujar tek fëmijët e tyre.
Fillon duke ndarë
Aftësia për të ndarë atë që ke me të tjerët është thelbi i bujarisë, por nuk vjen natyrshëm. Bebet janë të fokusuara tek dëshirat e tyre, në vitin e parë të jetës ato fillojnë të luajnë me lodra me mamin dhe babin, duke u gëzuar me reagimet e prindërve. Por të ndash me shokët është më e vështirë – sepse fëmijët nuk ndihen mirë kur japin lodrat e tyre dhe nuk janë të sigurt nëse do i marrin mbrapsht. Filloni duke u dhënë shembuj “Babi e ndau biskotën me ty. Ani e ndau lojën me ty. Sa bukur? “
Inkurajoni të menduarit
Përpara se një shok të vij të luaj, uluni me fëmijën tuaj dhe flisni se çfarë do ta bënte shokun të ndihej mirë. Kjo i jep fëmijës mundësinë që të marrë parasysh ndjenjat e personit tjetër dhe të mendoj se si të jetë bujar. Lejoni që fëmija juaj të ofroj diçka për qerasje. Dhe në momentin kur e ndan një lodër lavdërojeni, “Faleminderit që luajte me Klean! Ajo u gëzua që ti u tregove bujare.”
Jini model për bujarinë
Fëmijët shikojnë gjërat që bëni ju. Kur ju jeni bujar dhe dhuroni momente të bukura për një familje, shoqëroni një mik të sëmurë në spital, apo ndihmoni pavarësisht se sa ju duhet të sakrifikoni – ju u mësoni fëmijëve tuaj bujarinë që do ti ndjekë ata përgjatë jetës.
Krijoni zakone të dhëni për festa
Pushimet ofrojnë mundësi shumë të mira për të mësuar gëzimin e të dhënit. Përfshini fëmijët tuaj kur të zgjidhni dhuratat për familjen dhe miqtë. Uluni dhe bëni një listë bashkë të gjërave që ata mendojnë se do tu pëlqejnë, gjyshërve, kushërinjve apo shokëve të ngushtë. Mësojini ata të krijojnë dhe bëjnë gjëra vetë në vend që ti blejnë.
Gjatë pushimeve lejoni ata të ndajnë dhuratat në mënyrë që të shohin kënaqësinë në reagimet e të tjerëve. Sigurohuni që ata të thonë faleminderit për dhuratën e tyre. Mirënjohja dhe bujaria janë të lidhura bashkë.
Dhuroni për një çështje të rëndësishme
Gjeni një çështje me rëndësi për ju dhe për fëmijët tuaj. Mësojini ata të heqin dhe kursejnë monedha për të ndihmuar dikë tjetër.
Jini bujar me kohën dhe përkujdesjen
Tregojuni fëmijëve se t’u kushtosh kohë të tjerëve dhe të bësh diçka për ti ndihmuar ka po aq vlerë sa dhe dhuratat materiale. Mësojini të kalojnë kohë me njerëz në nevojë. Mësojini që të mendojnë për gjërat që mund të japin, që nuk janë domosdoshmërish para, siç mund të jetë një vizatim, apo një tufë lulesh të freskëta.
Të përdorin zgjuarsinë kur japin
Nëse shikoni që të tjerët po abuzojnë me bujarinë e fëmijës suaj, shpjegojini se cili është kufiri i plotësimit të tekave që shokët mund të kenë. Me pak fjalë mësojini ata të kuptojnë kur po bëjnë më shumë nga ç’duhet. Ata mund të kenë nevojë për këshillat tuaja si të rritur në këtë pikë.