Prit të mirën prej Zotit

Ndonjëherë, kur të kanë ndodhur gjëra që kanë qenë vetëm zhgënjyese, mund të fitosh zakonin e keq për të pritur gjithmonë e më shumë gjëra të tilla si ato që  ke kaluar.  Duke qenë se ke qenë përmes shumë telasheve, ti thjesht pret akoma më shumë telashe.  Unë kam qenë kështu, por kam zbuluar se Perëndisë nuk i pëlqen kjo mënyrë të jetuari.

Unë isha abuzuar nga babai im përgjatë gjithë fëmijërisë sime dhe  u martova me djalin e parë që më doli përpara kur isha ende adoleshente, e me sa duket ai ishte akoma më lëmsh se sa unë.  Pasi u abuzova dhe u braktisa prej tij, martesa jonë përfundoi.  Gjatë kësaj kohe unë takova Dejvin,  ndihesha negative dhe e pashpresë në lidhje me çdo gjë, thjesht kaloja ditët.

Duke qenë se isha kaq e lënduar nga jeta ime, unë me të vërtetë isha negative dhe prisja më të keqen gjatë gjithë kohës. Edhe pasi kisha një marrëdhënie të fortë me Zotin, unë ende u sfidova me këtë problem për ca kohë.  Një mëngjes, isha duke qëndruar në banjë dhe mbaj mend që vura re këtë presion, një prezencë të keqe rreth meje. Kjo nuk ishte diçka e re; unë e kuptova që e ndjeja gjithmonë. Kjo më bënte të mendoja “Çfarë gjëje e keqe do të ndodhi tani?”
Frika nga  “Po sikur…”

E pyeta Perëndinë se çfarë ishte kjo ndjesi. Ai më foli në zemrën time dhe më tha se ishin “parandjenja të këqija”. Më vonë unë gjeta tek Fjalët e Urta 15:15 vargun që thotë, “Të gjitha ditët e të varfërit janë të këqija( nga mendime të këqija dhe parandjenja) , por për një zemër të kënaqur ka festë përherë( pavarësisht rrethanave) .

Perëndia dëshiron që ti të besosh se diçka e mirë ka për të të ndodhur.

Sapo e lexova këtë varg, e kuptova se çdo të thoshte.  Në të shpjegohej frika se diçka e keqe mund të ndodhte, kur në fakt asgjë nuk po shkonte keq. E pastaj e hodha vështrimin pas dhe pashë se si kjo më ka ndikuar mua disa herë në të shkuarën.  Për shembull, natën që Dejvi më kërkoi që të martohesha me të, ai më tha se duhet të fliste me mua për diçka. Unë mendova se ai do ndahej nga unë sepse unë gjithmonë prisja të ndodhte diçka negative.  Kjo është pikërisht ajo që Satani dëshiron që të bësh. Ai dëshiron që ti  të presësh diçka të keqe dhe të frikësohesh nga “po sikur.”

Frika është e kundërta e besimit dhe duhet besim që të pranosh çdo gjë të mirë në jetën tonë. Kur unë prisja që diçka e keqe të ndodhte, pritshmëritë e mia vinin prej djallit. Nëse nuk jemi të kujdesshëm, këto pritshmëri do t’i hapin derën planeve të këqija të Satanit, nëse ne presim për gjëra të këqija. Por nëse ne presim gjëra të mira, ne u hapim derën  planeve të Zotit. Shiko Vajtimet 3:25

E vërteta mbi Zotin

Zoti është i mirë. Gjithçka që ai bën është e mirë dhe e mrekullueshme. Gjithçka që Zoti jep dhe ofron është  shumë më e madhe se ajo çfarë ofron djalli, pra a nuk duhet që pritshmëritë tona të vijnë nga Zoti? Perëndia dëshiron të bëjë diçka shumë  të mrekullueshme në jetën tënde, në çdo moment të ditës tënde. Por duhet të jesh gati dhe të jesh duke pritur se kjo do të ndodhë.

Isaia 30:18 e thotë shumë qartë: “Prandaj Zoti( ndershmërisht) do të presë për t`ju dhënë hir, pastaj ai do të lartësohet, sepse i erdhi keq për ju, sepse Zoti është një Perëndi i drejtësisë. Lum ( të lumtur dhe me fat, për t’u pasur zili)  të gjithë ata që(sinqerisht) kanë shpresë tek ai!”

Zoti është duke parë dhe duke kërkuar për dikë që është duke pritur për Të, që Ai të jetë i mirë me ta.  Perëndia dëshiron që të jetë  i mirë me ty, por ti duhet që të jesh duke pritur që Ai të lëvizë në jetën tënde.

Sot është dita jote për të filluar të besosh se diçka e mirë ka për të ndodhur! Perëndia është duke punuar në jetën tënde tani dhe kur ti të arrish  finalizimin , do të kuptosh se ky është rezultati i asaj çfarë Zoti ka qenë duke bërë për një kohë të gjatë.  Pavarësisht nëse ti e sheh, e ndjen apo jo, vazhdo të lutesh dhe të presësh  sepse Perëndia është duke kërkuar që të jetë i mëshirshëm dhe i mirë me  ty.

 

 

.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

  1. nuk di car te them eshte shum e komplikuar ta ndjesh zotin un per vete e kam ne zemer dhe pres dicka nga ai por ai mi ka dhene te gjitha car te pres por ju jepni nje shprese per te gjithe ata qe kane halle tju ngrihet morali

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI