Të gjesh gëzimin në jetë

Autori Mandy Hale ka thënë “ Lumturia është që të lesh pas krahëve atë që mendoje se si do të ishte jeta jote dhe të festosh për mënyrën se si ajo është. Lumturia është e rëndësishme. Jo vetëm që ndihemi më mirë fizikisht dhe emocionalisht kur jemi të lumtur por  bëhemi gjithashtu edhe njerëz më të mirë.  Kur jemi të lumtur në bëhemi më të dhembshur përkundrejt të tjerëve dhe mund ta festojmë me të vërtetë jetën, sepse shohim gëzimin dhe bukurinë që ndjejmë.  Ne  ndalojmë së kërkuari për shkaqe të jashtme që të gjenerojnë gëzim. Ne zbulojmë se lumturia është një gjendje e mendjes.  Është koha që të largojmë të gjitha gjërat që na ndajnë nga lumturia. Fatkeqësisht shumë njerëz e neglizhojnë vëmendjen që duhet t’i japin lumturisë, sepse ata nuk e njohin rëndësinë e saj ose janë aq të lënduar sa nuk dinë nga t’ia fillojnë. Ja tek janë 4 barriera që na mbajnë larg lumturisë.

Frika

Një nga gjërat që i mban njerëzit larg nga lumturia është  paaftësia për të tejkaluar frikën.  Frika është e vendosur tek çdo krijesë për t’i mbrojtur ata nga rreziqet, por kur aftësia për të dalluar  diferencën midis frikës së vërtetë dhe frikës artificiale, mund të jetë e vështirë.  Frika bën që niveli i ankthit të rritet, ul produktivitetin dhe prish marrëdhëniet personale. Një mënyrë për të tejkaluar frikën, do të është duke deklaruar se nuk do ta lejosh më frikën që të drejtojë jetën tënde.  Mbështetu tek Zoti dhe tregoji atij të gjithë atë çfarë ndjen, Perëndia të kupton shumë mirë dhe do të tregojë rrugën e duhur.

Zmbrapsja

Diçka tjetër e rëndësishme që mban njerëzit larg nga lumturia janë zmbrapsjet. Të tilla mund të jenë p.sh. : të mos arrish degën që dëshiron në universitet, mos të mund të sigurosh paratë që të duhen për blerjen e një shtëpie, apo qoftë edhe diçka e vogël jo e këndshme e përditshmërisë- të gjitha këto fillojnë të krijojnë një ndjesi të vazhdueshme dështimi. Për shembull dikush mund të mendojë se nuk e arriti atë degë sepse nuk është mjaftueshëm i zgjuar, apo nuk është përfshirë aq shumë sa duhet. Duhet të mbajmë mend se nuk janë rrethanat që na bëjnë dështakë. Ne duhet të dimë si të reagojmë.

Mungesa e vetëbesimit

Shumë njerëz kanë mungesë vetë-besimi dhe nuk e dinë se përse.  Ata vetëm e dinë se e kanë të vështirë kur gjenden në prezencën e të tjerëve dhe kjo i bën që të ndihen të parehatshëm.  Mungesa e besimit në vete, mund të të dërgojë në një gjendje, ku ti nuk arrin të shohësh më bukurinë  që gjendet brenda vetes tënde, pozicionin tënd në jetë, studimet e tua . Nuk ka asnjë mënyrë për të qenë i lumtur nëse nuk je i lumtur me veten tënde.  Mund të ndërtosh vetë-besim kur të ndalosh së dëgjuari zërat në kokën tënde që janë duke u përpjekur që të bëjnë të dështosh, e të nisësh të kuptosh se je një njeri me vlera.  Nëse provon  diçka dhe ngatërrohesh, mos e lër që të të stepë, sepse ajo që nuk përmbushe dot sot, mund të përmbushet nesër.

Zilia

Zilia, si përkufizim, është një ndjesi e pakënaqësisë kur  sheh dikë që zotëron aftësi të caktuara apo gjëra materiale. Këta njerëz mendojnë se lumturia vjen nga gjërat e jashtme.- ata kanë zili vendin e shefit të tyre, modelin e flokëve të shoqeve të tyre, apo jetën e një ylli mediatik.  Ata mendojnë se nëse do të kishin më shumë, do të ishin më të lumtur.  Por lumturia vjen prej përmbushjes së shpirtit. Ne nuk plotësohemi nga ato çfarë kemi, por  nga fakti se sa e ushqejmë veten me Fjalën e Zotit dhe sa kohë kalojmë në marrëdhënie me Të.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Free!

REGJISTROHUNI