Të rilindur, 2

Ka një rrugë që njeriut i duket e drejtë, por në fund ajo të nxjerr në udhët e vdekjes. ( Fjalët e Urta 16:25)

Një agjent burse i cili nënshkruan një çek të madh për shoqatën e bamirësisë së tij të preferuar, një prift budist i cili shkon në një udhëtim të gjatë me kokën e rruar, dhe një grua e re që merr një zotim dëlirësie dhe shkon në manastir nuk kanë shumë të ngjashmëri, por kanë një gjë të përbashkët. Secili prej tyre sipas mënyrës së vetë kërkojnë sigurinë që pasi ai ose ajo të vdesin, Zoti të mos harrojë se çfarë kanë bërë ata.

“Të gjitha rrugët të çojnë në parajsë!” Apo jo? Bëni më të mirën që mundeni dhe sigurisht në fund të udhëtimit, Zoti do të mbajë shënime, dhe nëse bëni më shumë gjëra të mira sesa të këqija, sigurisht që Ai do t’ju lejojë të futeni! Jeni dakord apo jo? Kjo çështje përmblidhet në disa pyetje thelbësore. Kush vendos? Me çfarë rregullash luajmë? Kush vendos se kush e kalon testin e fundit në jetë? Si mund të jemi të sigurt? A e pyesni ndonjëherë veten?

Një pastor u njoh me një grua që herë pas here ndiqte predikimet e tij, e cila besonte se askush nuk mund të ishte i sigurt për jetën pas vdekjes. Një ditë pastori e pyeti atë hapur: “A ke siguri që nëse vdes sot, do të shkosh në parajsë?” Ajo u përgjigj e habitur: “Kështu shpresoj…” pastaj shtoi me nxitim: “Nuk besoj se është e mundur për të gjithë që ta dinë këtë në këtë jetë.” “Atëherë, ti nuk e beson Fjalën e Perëndisë?”- tha pastori. “Në të vërtetë e besoj,” u përgjigj ajo e acaruar: “…çdo fjalë të saj.”

Pastori tha: “A mund të të tregoj vetëm një varg në Bibël?” “Nuk mund të më tregosh asgjë që nuk e di tashmë,” tha ajo, duke u përpjekur të mbyllë bisedën. “Vetëm një varg të shkurtër,” ngulmoi ai. Pasi mori Biblën e saj ai e hapi te 1 Gjonit 5:13 dhe ia lexoi asaj me ngadalë: “Jua shkrova këto gjëra juve që besoni në emrin e Birit të Perëndisë, që të dini se keni jetën e përjetshme dhe që të besoni në emrin e Birit të Perëndisë.” “E beson këtë?”- pyeti ai. “Sigurisht,” u përgjigj ajo. “A beson në emrin e Birit të Perëndisë?” “Po.” “A beson në Të si Shpëtimtarin tënd të vetëm?”- pyeti ai. “Po, besoj,”- u përgjigj ajo sërish.

Pastaj pastori tha: “Epo, atëherë je e shpëtuar. A ke lindur sërish?” Ajo u mendua për një minutë dhe tha: “Epo, shpresoj…” “Unë e di problemin tënd,”- tha pastori. “Kur ke qenë në shkollë, ata e shqiptonin ndryshe!” “Çfarë do të thuash?”-tha ajo. “Kur ke qenë në shkollë,”-vazhdoi ai: “ata në vend të fjalës “e di”, kanë shqiptuar fjalën “shpresoj”.” Ai ju kthye 1 Gjonit 5:13 përsëri dhe lexoi vargun, dhe më në fund gjithçka u qartësua.

Bibla e thotë qartë se jo të gjitha rrugët të çojnë në parajsë. Ajo thotë: “Dhe në asnjë tjetër nuk ka shpëtim, sepse nuk ka asnjë emër tjetër nën qiell, që u është dhënë njerëzve, me anë të të cilit duhet të shpëtohemi.” (Veprat 4:12) Jezusi tha: “Unë jam udha, e vërteta, dhe jeta. Askush nuk vjen tek Ati veçse nëpërmjet meje.” (Gjoni 14:6)

Lajmi i mirë është se ju mund ta dini pikërisht tani nëse e keni jetën e përjetshme. Nuk keni pse të prisni derisa të përballeni me vdekjen. Dhe kjo jetë është një dhuratë. Ju nuk mund ta fitoni atë, ju nuk mund ta blini. Ju thjesht mund ta merrni. Kur Jezus Krishti u kryqëzua, Perëndia e pranoi vdekjen e Tij në vendin tuaj. Në këtë mënyrë, Zoti bëri të mundur që ju të adoptoheni në familjen e Perëndisë. Gjoni thotë: “Ai, që ka Birin, ka jetën; ai, që nuk ka Birin e Perëndisë.” (1 Gjonit 5:12)

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI