Ju do të jeni dëshmitarët e mi

Veprat e apostujve kapitulli 1, vargu 8: “Ju do të merrni fuqi kur Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ju dhe do të bëheni dëshmitarët e mi në Jeruzalem dhe në gjithë Judenë, në Samari dhe deri në skajin e dheut.”

Ky është një varg i fuqishëm. Jezusi u premton dishepujve të Tij, pra mua, juve, çdo ndjekësi të Krishtit, se Ai do të vendosë Frymën e shenjtë brenda nesh, me gjithë fuqinë e Tij. Mendoni për këtë: Fryma e shenjtë e Perëndisë. Ky është Perëndia që po mbretëron sovran pikërisht tani, në mbi 7, 2 miliardë njerëz në botë. Ai ka në kontroll çdo gjë, në të gjithë universin, Ai po mbron Marsin pikërisht tani. Fuqia e Tij duket qartë në gjithë krijimin. Thjesht mendoni për Kanionin e madh, për Perëndinë që e krijoi Kanionin e madh. Kështu,

Ky Perëndi dhe gjithë fuqia e Tij ka vënë Frymën e Tij brenda meje dhe brenda jush. Kjo gjë do t’ju shkundë nga vendi, sikur vërtet të mendoni për këtë. Fuqia e Frymës së Perëndisë jeton brenda nesh dhe qëllimi është i qartë. Ai na ka dhënë fuqinë e Tij, që ne të jemi dëshmitarët e Tij dhe të dëshmojmë se kush është Ai, ta bëjmë atë të njohur në mbarë botën, jo thjesht vetëm rreth nesh, por kudo, deri në skajin e dheut. Kështu çdo ndjekësi të Krishtit i është dhënë fuqia e Frymës, për ta shpalosur dhe për të deklaruar Ungjillin deri në skajin e dheut.

Kjo ndryshon çdo gjë në mënyrën se si unë e shoh jetën sot. Kështu, kudo ku unë shkoj sot, drejtohem nga Fryma e Tij dhe fuqizohem nga Fryma e Tij, për të dëshmuar madhështinë e Tij. Kjo ndryshon çdo marrëdhënie që unë kam. Unë dëshiroj të kërkoj mundësi për t’u dëshmuar njerëzve rreth meje, për mirësinë e Tij, për hirin e Tij, për madhështinë e Tij. Unë e di se nuk më duhet ta bëj këtë i vetëm, pavarësisht se ndonjëherë ndihem në siklet, kur hyj në një bisedë që lidhet me dëshminë. Unë e di se Perëndia i universit ka vënë fuqinë e Tij brenda meje, që unë të mund të jem një dëshmi në atë moment.

Më lejoni të lutem që Perëndia të më japë mua, të na japë neve sot, hirin për të jetuar në fuqinë e Frymës së Tij dhe për të dëshmuar në fuqinë e Frymës së Tij.

Oh Perëndi, faleminderit, edhe pse duket sikur fjalët nuk mjaftojnë, për privilegjin e të pasurit brenda nesh Frymën Tënde, për faktin e mrekullueshëm që Fryma Jote banon brenda meje dhe brenda çdo ndjekësi të Krishtit që po na dëgjon sot. Faleminderit për këtë privilegj dhe ne lutemi që, bazuar në këtë privilegj, Ti do të na ndihmosh të realizojmë sot, qëllimin e Frymës Tënde brenda nesh.

Ne lutemi që Ti të na përdorësh si dëshmitarë. Unë lutem që jeta ime dhe e të gjithë atyre që po më dëgjojnë, të jetë sot një mundësi për t’u dëshmuar për mirësinë Tënde, për hirin Tënd dhe për Ungjillin, njerëzve rreth nesh. Kur ndihemi në siklet ta bëjmë këtë, ose jemi të ndrojtur, ose hezitojmë të flasim, ne lutemi që përmes Frymës Tënde, Ti të na japësh guximin të flasim, të dëshmojmë, të ndajmë Lajmin e mirë të hirit Tënd dhe të lavdisë Tënde, me dikë tjetër sot.

Ne lutemi që Ti, përmes fuqisë së Frymës Tënde në jetën tonë, të tërheqësh dikë tjetër tek besimi në Krishtin. Zot, ne dëshirojmë të përmbushim qëllimin që Ti na ke dhënë në këtë tokë, dëshirojmë që fuqia që Ti na ke dhënë, ta përmbushë atë qëllim. Na ndihmo sot të jemi dëshmitarë dhe na drejto, ndërsa lutemi, në ditët që do të vijnë, të jemi dëshmitarë deri në skajin e dheut. Në emër të Jezusit ne lutemi, Amen.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI