Të qëndrosh i palëkundur

“Mëndjes që pushon te ti, ti i ruan një paqe të përsosur, sepse kjo ka besim te ti.”  Isaia 26:3

A të ka ndodhur ndonjëherë që krejt papritur, diçka që e ke lexuar me qindra herë të ka dalë përpara syve dhe të ka goditur,e  pastaj ke kuptuar  se ka diçka aty që ti nuk e kishe vënë re më parë? Kjo është një nga arsyet se përse Fjala e Zotit  mund të studiohet për të gjithë jetën, e sërish thellësia e saj nuk shteron kurrë.  Për shembull  tek  teksti i Mbretit Xhejms, Isaia 26:3 thotë: Mëndjes që pushon te ti, ti i ruan një paqe të përsosur, sepse kjo ka besim te ti. ( Isaia 26:3)

Mirë, e kisha memorizuar këtë që prej 100 vjetësh- ose të paktën kaq gjatë më dukej mua- e shpesh ja citoja vetes sime, sidomos kur jeta bëhej rrëmujë, e të duket ndonjëherë sikur je futur në  centrifugën e një rrobalarëse , e ti shqetësohesh për kaq shumë gjëra, sa që me të vërtetë që e humbet fokusin dhe ndihesh sikur po i zgjidh gjërat në mënyrën e vjetër. Pastaj thua, “ Uau! Paqja vjen vetëm përmes fokusit tek perëndia.”

Pastaj vura re versionin e përkthimit të NIV ( version i ri ndërkombëtar ) , Mëndjes që është e palëkundur tek  ti, ti i ruan një paqe të përsosur, sepse kjo ka besim tek ti.” “Në rregull,” pyeta veten time, “çfarë kuptimi ka në të vërtetë kjo fjalë? Ja se çfarë zbulova. Në hebraisht fjala është camak e do të thotë “ të mbështetesh mbi” diçka apo “të mbahesh” tek diçka. Sinonimet për këtë fjalë janë “ të rehatohesh tek diçka”  apo “ të mbash veten diku”.

Ah!  Pak dritë,  ashtu si rrezet e diellit shkëlqejnë përmes një dere të hapur, ashtu nisi të shkëlqejë kjo dritë brenda shpirtit tim dhe unë fitova një tjetër këndvështrim mbi këtë varg. Ajo çfarë Isaia është duke na treguar, është se paqja perfekte është shpërblimi i të qëndruarit pa u lëkundur, duke besuar, e pa dyshuar aspak tek Zoti. Do të thotë që ne duhet të varemi tërësisht tek Ai. Ne kemi besimin se pavarësisht se sa kaotike të jenë rrethanat në jetën tonë, Perëndia do të na nxjerrë prej stuhisë. Kjo do  të thotë se ne duhet të qëndrojmë të palëkundur në besimin se Zoti është mjaftueshëm, se Ai është i fuqishëm mjaftueshëm, se Ai shqetësohet mjaftueshëm për ne, e se do të na drejtojë përmes kësaj stuhie.

I njëjti mendim gjendet gjithandej në Bibël. Unë shpesh shkruaj autografe në librat e mia dhe shtoj edhe fjalët që Pali u shkroi Filipianëve nga një burg në Romë: “Duke qënë i bindur për këtë, se ai që nisi një punë të mirë në ju, do ta përfundojë deri në ditën e Jezu Krishtit.” ( Filipianët 1:6) E njëjta ide!

Pak nga pak pamja po bëhet më e plotë. Të jesh i palëkundur do të thotë që të jesh personi që nuk fokusohet tek errësira dhe tek vështirësia,  tek rrethanat dëshpëruese, e as tek dekurajimi i ndjenjave të tua që të thonë, “ Zoti nuk po kujdeset për ty. Ti nuk je i mirë mjaftueshëm sa të tërheqësh vëmendjen e Tij. Je fare vetëm!”

Kjo specifikë  të karakterizon ty , kur ti mban qëndrimin e njëjtë më Isaian, që më vonë shkroi “Por unë thoja: “Më kot jam lodhur; për hiç gjë dhe pa dobi kam harxhuar forcën time; por me siguri e drejta ime është pranë Zotit dhe shpërblimi im pranë Perëndisë tim” ( Isaia 49:4).

Ka një paqe që bota nuk e kupton, që vjen si rezultat i qëndrimit  të  palëkundur të besimit që ke tek Perëndia.

Të qëndrosh i palëkundur do të thotë të kesh këtë qëndrim, “ Nuk ka rëndësi se çfarë ndjenjat e mia më thonë, apo se sa të errëta janë rrethanat, unë do ta dorëzoj  veten time në duart e Zotit dhe do t’i besoj Atij.” Këtu zemra jote është e mbushur me paqe.  Nëse ke qenë duke dyshuar nëse duhet të shohësh lartë, apo duhet të fokusohesh në rrugën poshtë këmbëve të tua, është mirë që të largohesh me qëllim nga kaosi, të gjesh një vend të qetë dhe të fokusohesh sërish. Kujtoji vetes tënde se Perëndia nuk të ka braktisur, se Ai e di emrin dhe numrin tënd të telefonit dhe se në kohën e Tij, Ai do të çlirojë ty dhe do të tregojë fuqinë e Tij. Tani çohu dhe  nis të lëvizësh- kjo është ajo çfarë do të thotë të qëndrosh i palëkundur.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI