Paqja e Perëndisë!

Disa njerëz besojnë se nëse kanë një nivel të caktuar pasurie, atëherë do të kenë paqe – ose nëse martohen me personin e duhur, do të jenë të lumtur. Të tjerë gabimisht besojnë se nëse do të jetonin  në një vend ideal ose të kenë një pozicion të mirë në punë, atëherë do të kenë arritur majat.

Megjithatë, asnjë nga këta skenarë nuk është në gjendje të sigurojë paqen dhe lumturinë  që dëshirojmë të përjetojmë. Paqja e vërtetë vjen vetëm si rezultat i të jetuarit të një jete të mbushur me Frymën e Perëndisë nëpërmjet marrëdhënies me Jezu Krishtin. Duke u mbështetur tek Isaia 26:3, Charles Spurgeon shkroi: “Perëndia i paqes u jep paqe të përsosur atyre, zemrat e të cilëve qëndrojnë tek Ai.”

Mund të përpiqemi të arrijmë paqe përmes arritjeve dhe punës së palodhur. Mund ta kërkojmë kudo – në përvojat e reja, zotërimet ose llogaritë bankare  me idenë se do të sjellin paqe. Megjithatë, përveç Zotit, në asnjë vend  nuk do të gjejmë paqe të qëndrueshme.

Për të përjetuar paqen e Perëndisë, së pari duhet të kemi paqe me Perëndinë, e cila vjen vetëm nëpërmjet dorëzimit të plotë ndaj Krishtit si Zot dhe Shpëtimtari ynë. Pasi marrim shpëtimin, mund të përjetojmë paqen e Perëndisë. Një aktore e famshme dikur  u ankua se kishte gjithçka që ka dashur, por jo paqe. Ka disa gjëra që paratë nuk mund t’i blejnë dhe paqja është një prej tyre.

Para vdekjes së Tij, Jezusi i ngushëlloi dishepujt e Tij me këto fjalë: “Unë po ju lë paqen, po ju jap paqen time: unë po jua jap, po jo si e jep bota; zemra juaj mos u trondittë dhe mos u frikësoftë.” –Gjoni 14:27.

Ne, gjithashtu, mund të gjejmë paqen dhe ngushëllimin që na nevojitet në kujdesin e Tij të përjetshëm.

Lutemi: Zot faleminderit, për paqen që më ofron si fëmijën tënd. Bota kurrë nuk mund  të  më ofrojë paqen që gjendet vetëm tek Ti. Lutem në emër të Jezusit. Amen.

“Dhe paqja e Perëndisë, që ia tejkalon çdo zgjuarësie, do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja në Krishtin Jezus.” Filipianëve 4:7.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI