Zoti do t’u japë një vizion më të fuqishëm atyre që janë besnikë me atë gjë që Ai u ka ngarkuar në këto momente. Bibla na mëson se Zoti shpërblen shërbyesit e Tij besnikë:
Dhe zoti i tij i tha: “Të lumtë, shërbëtor i mirë dhe besnik; ti u tregove besnik në gjëra të vogla; unë do të të vë mbi shumë gjëra; hyr në gëzimin e zotit tënd”. ( Mateu 25:21)
Lajmi i mirë është se nuk është asnjëherë vonë që të nisësh të ndjekësh vizionin e Zotit. Ne jemi gjithmonë në momentin e duhur në jetët tona për të vendosur që të nderojmë Zotin dhe të gjejmë kënaqësi në Të. Dhe kur ne e bëjmë këtë, ne do përjetojmë vizionin e gjerë dhe plot gëzim të Zotit që punon në jetët tona. Nënshtroju Zotit këtë vit për të pranuar vizonin e Tij për jetën tënde, kështu që ju mund t’i sillni lavdi Atij.
Përgatiteni veten për të marrë vizionin e Tij duke i kërkuar që të të tregoj për planin e Tij në jetën tënde.
Kërko ndihmën e Frymës së Shenjtë për të tejkaluar kriticizmin, padurimin dhe sulmet frymërore me të cilat mund të përballesh ndërkohë që ndjek vullnetin e Zotit. Ndërkohë që pret për përgjegjësi më të mëdha në Mbretërinë e Perëndisë, vazhdo që të qëndrosh besnik në gjërat e vogla që ke tani.
Lutje: Zot, më ndihmo që të qëndroj besnik në gjërat që Ti më ke besuar, edhe ne gjërat e vogla. Më ndihmo që të kuptoj vizionin Tënd për mua. Unë lutem në emër të Jezusit. Amen.
E tjetra që kërkohet nga administratorët, është që secili të gjendët besnik. (1 Korintasit 4:2)