Afishja paralajmëruese

Lexo: Jakobi 4:13-14 

“Shikoje atë afishen e ngjitur pas makinës.” Ivani tregoi me gisht përpara. “Në të thuhet: ‘Jeta është e shkurtër, dhe më pas vdes.’”. Ivani pa nënën. “Mos e kanë vendosur thjesht për shaka?”

“Mbase, por nuk mendoj se është për të qeshur,” tha nëna. Pas një çasti ajo shtoi: “Megjithëse të mëson diçka. I mban mend gjithë ato gjinkalla që kishim rreth e rrotull verën e kaluar?”

“Po flet për ato buburrecat e mëdhenj që dukeshin si karkaleca, por me krahë të mëdha?” pyeti Ivani. “Ato që bënin gjithnjë një zhurmë të padurueshme?” Ai qeshi. “Ata fluturonin përherë mbi njerëzit.”

Nëna pohoi me kokë. “Ato shfaqen çdo shtatëmbëdhjetë vjet,” tha ajo. “Në festën e diplomimit të shkollës së mesme, ato na hynë nën rroba dhe në flokë! Nuk ishte festë fort e bukur! Megjithatë, gjinkallat nuk jetojnë gjatë. Ato jetojnë vetëm gjashtë javë.” “Mesa duket ajo afishja gjen zbatim për to,” tha Ivani. “Ashtu si thuhet, jeta e tyre është e shkurtër, dhe më pas ngordhin. Por ti the që afishja të mëson diçka, dhe nuk po flisje për gjinkallat, apo jo?”

“Ashtu është.” Nëna mohoi me kokë. “Jeta e një gjinkalle është shumë e shkurtër krahasuar me jetën e shumë njerëzve, por në njëfarë mënyre, edhe jeta jonë është e shkurtër,” tha ajo. “Për shembull, gjyshja jote. Ajo është nëntëdhjetë vjeçe, por…”

“Po, ajo ka bërë një jetë të gjatë,” e ndërpreu Ivani. “Epo, ne harrojmë që nuk ka kohë në përjetësi,” u përgjigj nëna. “Në fakt, nëntëdhjetë vjet është thjesht një kohë e shkurtër krahasuar me përjetësinë. Tek Letra e Jakobit 4:14 thuhet: ‘Sepse ç’është jeta? Është avull që duket për pak, dhe pastaj humbet.’”.

“Domethënë… afishja në makinë është e rëndësishme,” tha Ivani i menduar. “Ne jetojmë këtu në tokë vetëm për një periudhë të shkurtër kohore, dhe më pas vdesim e shkojmë në parajsë.”

 “Je i sigurt për këtë?” pyeti nëna me seriozitet.

“Mendoj se po,” u përgjigj Ivani. “Pse, nuk do të shkojmë? Ose, a nuk mund ta dimë me siguri këtë?”

“Po, mund ta dimë,” tha nëna. “Bibla thotë që mund ta dimë nëse do të shkojmë ose jo në parajsë kur të vdesim. Ajo thotë se ne jemi të gjithë mëkatarë, dhe kur pranojmë Jezusin në zemrën tonë, Ai na pastron dhe na bën bij të Perëndisë. Bibla na siguron se ata që pranojnë Jezusin do ta kalojnë përjetësinë me Të në parajsë.” Ajo pa Ivanin. “E ke pranuar Atë?”

Ivani buzëqeshi. “Po, e kam pranuar,” tha ai. “E di me siguri që kur të vdes, do të shkoj në parajsë!”

Po ti a je i sigurt që do të shkosh në parajsë kur të vdesësh? Ti mund të jesh i vogël, por vdekja mund t’iu afrohet njerëzve në çdo kohë. Ku do të jesh pas kësaj? Bibla thotë se je mëkatar dhe që mund të shkosh në parajsë vetëm duke besuar tek Jezusi. Kërkoji Atij të bëhet Zoti dhe Shpëtimtari yt. Falenderoje Zotin që të tregon se si mund ta dish me siguri që do ta takosh Atë në parajsë.

Jeta është e shkurtër; sigurohu që të shkosh në parajsë!

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI