Të qëndrosh besnik ndaj një thirrjeje të vështirë!

Gjithsecili le ta vërë në shërbim tėë tjetrit dhuntinë që ka marrë, si kujdestarë të mirë të hirit të shumëfarshëm të Perëndisë. Nëse dikush flet, le ta bëjë si të shpallë orakullit të Perëndisë; kush bën një shërbim, le të bëjë në forcën që i jep Perëndia, që në gjithçka të përlëvdohet Perëndia nëpërmjet Jezu Krishtit, të cilit i takon lavdia dhe pushteti për shekuj të shekujve. Amen.1 e Pjetrit 4:10-11

Jeta e Jezu Krishtit ishte thelbësore në kohën e Tij dhe vazhdon të jetë një shembull i tillë edhe sot. Nuk ndihej nën presion nga traditat dhe zakonet shoqërore të kulturës së Tij, nëse ishin kundër Fjalës së Perëndisë. Nuk e kishte problem të qëndronte përveç turmës, dhe t’i pyeste: “Cili nga ju më bind për mëkat? (Gjoni 8:46). Jetoi një jetë me ndershmëri të plotë dhe  ishte një shembull për  bashkëkohësit  e Tij por jo gjithmonë u vlerësua për këtë gjë. Shpesh përballej me kritika armiqësore, por rezistoi për shkak të një komunikimi të vazhdueshëm me Atin e Tij në qiell.

Noeu u përball me talljet nga fqinjët e tij kur iu bind planit të Perëndisë për të ndërtuar një varkë qesharake. Shumë nga profetët në Dhiatën e Vjetër ishin jo si njerëzit e zakonshëm, shpesh për shkak të bindjes ndaj kërkesave të pazakonta nga Perëndia.  U kërcënuan dhe u vunë në rrezik sepse  i sfidonin njerëzit që të ktheheshin tek Perëndia.

Edhe sot Perëndia përdor disa nga fëmijët e Tij, për të sfiduar të tjerët. Reagimi kundër atyre që Perëndia i ka caktuar si sfidues shpesh është i dhimbshëm dhe i armiqësor. Pali shkroi: “…Po të kërkoja t’u pëlqej njerëzve, nuk do të isha shërbëtor i Krishtit” (Galatasve 1:10). Megjithatë, nëse Perëndia ju ka thirrur të jeni sfidues, merrni zemër dhe qëndroni në lutje dhe studioni Fjalën, në mënyrë që të mos ndiheni fajtorë për thirrjen tuaj të vështirë.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI