Të plotësuar në Krishtin…

Sa të “plotësuar” jeni në jetën tuaj? Sa të plotë ndiheni? Në kohë zhgënjimi ose krize, ju mund të mendoni: Nuk i kam gjërat e nevojshme. . . . Nuk mund t’ia dal e vetme.

Shumë mendojnë se nuk janë të plotë, nëse nuk janë të lidhur me dikë tjetër. Sidoqoftë, nëse ju vërtet e keni lejuar Krishtin të vijë në jetën tuaj si Zotin dhe Shpëtimtarin tuaj.

Bibla thotë se jeni “të plotë në të” (Kolosianëve 2:10).

Ju jeni të plotë! Ju nuk keni nevojë për dikë ose diçka që t’iu plotësojë.

“Jam mësuar të kënaqem në gjendjen që jam.” (Filipianëve 4:11)

Shkaqe sipërfaqësore pakënaqësie me beqarinë

Presioni prindëror – Nga prindër që supozojnë që martesa është e vetmja rrugë drejt lumturisë tënde. Presioni nga shoqëria – Miq që të shtyjnë të lidhesh me dikë

 Presioni professional –  Ka të bëjë me qëndrime profesionale që e shikojnë një punonjës të martuar si më të stabilizuar e të besueshëm

Presioni personal – dëshirë personale për t’u martuar dhe frikë për pasiguri financiare.

Çfarë ka Perëndia  në zemër për beqarinë

Beqaria është një gjendje e mirë ku ia vlen të qëndrosh. (1 Korintasve 7:1)

Beqaria është një dhuratë nga Perëndia.  (1 Korintasve 7:7)

Beqaria është një gjendje e mirë për vejushat. (1 Korintasve 7:8)

Beqarët ndikohen më pak nga krizat e vështirësive të botës. (1 Korintasve 7:26)

Beqarët mund ta përqëndrojnë vëmendjen  në atë se si mund ta kënaqin Zotin.  (1 Korintasve 7:32)

Beqarët mund të kenë një përkushtim të pashpërqendruar ndaj Zotit  (1 Korintasve 7:34–35)

Beqaria mund të jetë një gjendje krahasimisht më e lumtur (1 Korintasve 7:40)

Qëndrimi yt në stinën e beqarisë

Pohoji vështirësitë

Është e vështirë të heqësh dorë nga dëshirat e zemrës tënde. (Jeremia 10:23)

Mos supozo që “bari është më i gjelbër në livadhin e tjetrit”. (1 Korintasve 7:28)

Ushqe një zemër mirënjohëse.  (1 Thesalonikasve 5:16–18)

Mbaje si të çmuar identitetin tënd tek Krishti. (Kolosianëve 3:3)

Prit nga Perëndia që të të japë një shërbesë.

Perëndia dëshiron të të përdorë në jetët e të tjerëve. (Romakëve 12:4–17)

Krijo një “familje” shokësh.  (Fjalët e Urta 17:17)

Besoja të ardhmen tënde Perëndisë.  (Mateu 6:33)

Perëndishmëria është një mjet  që sjell dobi të madhe(1 Timoteut 6:6)

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI