Eshtë në rregull të kërkoni ndihmë

Mund të ketë shumë arsye që nuk iu lejojë të kërkoni ndihmë, ndoshta sepse nuk doni të jeni barrë për të tjerët, keni frike se mos problemi juaj merret vesh ose mendoni se mund ta zgjidhni vetë.

Ndoshta dhe mendoni se kërkimi i ndihmës është një shenjë e dobësisë; që nëse kërkoni ndihmë po pranoni që jeni jo i aftë në një farë mënyre; që ju mungon njohuria, aftësia ose përvoja për të bërë diçka vetë.

Ju nuk doni që dikush të shohë se jeni duke luftuar dhe doni që njerëzit të mendojnë se keni kontroll dhe mund të merreni me te gjitha gjërat.

Ka shumë arsye  pse nuk mund të kërkoni ndihmë, por po të mos e bëni këtë mund të jetë një gabim. Të kërkoni ndihmë nuk do të thotë se jeni te paaftë ose të papërshtatshëm, kjo thjesht do të thotë se keni nevojë për ndihmë me diçka specifike për një kohë.

Njerëzit me vetëbesim shpesh kërkojnë ndihmë nga të tjerët. Ata e bëjnë këtë jo vetëm sepse janë mjaft të sigurt për të bërë të ditur se kanë nevojë për ndihmë, por ata e dinë se përpjekja për të bërë gjithçka vetë nuk është gjithmonë përdorimi më i mirë i kohës, aftësive ose energjisë së tyre. Ata e dinë që mund t’i lërë ata të ndihen të mbingarkuar dhe të stresuar dhe pastaj nuk mund t’i bëjnë gjërat siç duhet.

Njerëzit me vetëbesim gjejnë dikë që është i mirë në atë që duhet të mësojnë ose të bëhen dhe më pas kërkojnë ndihmën dhe udhëzimin e tyre. Ata e dinë që pyetja: ‘A mund të më ndihmoni?’ Tregon respekt për njohuritë dhe aftësitë e tjetrit, përndryshe, ata nuk do të pyesnin.

Pse duhet te kërkoni ndihmë?

Nëse merrni ndihmën që ju nevojitet tani, për çfarëdo arsye, më vonë në jetë ju mund të jeni në gjendje të ndihmoni një mik kur ata kanë nevojë. Ndërsa e kuptojmë forcën në aftësinë tonë për të kërkuar ndihmë, le të përdorim frytin e asaj korrje për t’u bërë një bekim në jetën e të tjerëve.

Nëse vëllai juaj iu dha kohën e tij ndërsa flisnit per problemin tuaj, mos hezitoni të jeni pranë tij kur të vijë koha. ndani lirshëm bujarinë që keni marrë.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI