Sa të “plotësuar” jeni në jetën tuaj? Sa të plotë ndiheni? Në kohë zhgënjimi ose krize, ju mund të mendoni: Nuk i kam gjërat e nevojshme. . . . Nuk mund t’ia dal e vetme.
Shumë mendojnë se nuk janë të plotë, nëse nuk janë të lidhur me dikë tjetër. Sidoqoftë, nëse ju vërtet e keni lejuar Krishtin të vijë në jetën tuaj si Zotin dhe Shpëtimtarin tuaj.
Bibla thotë se jeni “të plotë në të” (Kolosianëve 2:10).
Ju jeni të plotë! Ju nuk keni nevojë për dikë ose diçka që t’iu plotësojë.
“Jam mësuar të kënaqem në gjendjen që jam.” (Filipianëve 4:11)
Shkaqe sipërfaqësore pakënaqësie me beqarinë
Presioni prindëror – Nga prindër që supozojnë që martesa është e vetmja rrugë drejt lumturisë tënde. Presioni nga shoqëria – Miq që të shtyjnë të lidhesh me dikë
Presioni professional – Ka të bëjë me qëndrime profesionale që e shikojnë një punonjës të martuar si më të stabilizuar e të besueshëm
Presioni personal – dëshirë personale për t’u martuar dhe frikë për pasiguri financiare.
Çfarë ka Perëndia në zemër për beqarinë
Beqaria është një gjendje e mirë ku ia vlen të qëndrosh. (1 Korintasve 7:1)
Beqaria është një dhuratë nga Perëndia. (1 Korintasve 7:7)
Beqaria është një gjendje e mirë për vejushat. (1 Korintasve 7:8)
Beqarët ndikohen më pak nga krizat e vështirësive të botës. (1 Korintasve 7:26)
Beqarët mund ta përqëndrojnë vëmendjen në atë se si mund ta kënaqin Zotin. (1 Korintasve 7:32)
Beqarët mund të kenë një përkushtim të pashpërqendruar ndaj Zotit (1 Korintasve 7:34–35)
Beqaria mund të jetë një gjendje krahasimisht më e lumtur (1 Korintasve 7:40)
Qëndrimi yt në stinën e beqarisë
Pohoji vështirësitë
Është e vështirë të heqësh dorë nga dëshirat e zemrës tënde. (Jeremia 10:23)
Mos supozo që “bari është më i gjelbër në livadhin e tjetrit”. (1 Korintasve 7:28)
Ushqe një zemër mirënjohëse. (1 Thesalonikasve 5:16–18)
Mbaje si të çmuar identitetin tënd tek Krishti. (Kolosianëve 3:3)
Prit nga Perëndia që të të japë një shërbesë.
Perëndia dëshiron të të përdorë në jetët e të tjerëve. (Romakëve 12:4–17)
Krijo një “familje” shokësh. (Fjalët e Urta 17:17)
Besoja të ardhmen tënde Perëndisë. (Mateu 6:33)
“Perëndishmëria është një mjet që sjell dobi të madhe” (1 Timoteut 6:6)