Të përgatitesh për universitetin

1.Sigurohu nëse mund të përfitosh nga bursat që ofron universiteti

Sigurohu që të informohesh dhe të aplikosh në kohë për bursat që ofrojnë universitetet shqiptare. Informacionin mund ta gjesh te faqja zyrtare në internet e Ministrisë së Arsismit, Sportit dhe Rinisë. Aty paraqiten mundësitë për të përfituar nga Erasmus, që ka të bëjë me shkëmbimin e studentëve në universitete të ndryshme jashtë vendit. Gjithashtu kërko informacion për kushtet për të aplikuar për bursë, dokumentacionin që të duhet për këtë të fundit dhe ambientet ku duhet të drejtohesh.

2.Gjej një punë part-time

Nëse je i interesuar që të punosh part-time gjatë shkollës, duhet që të kërkosh sa më shpejt, përpara se të shkosh në shtëpinë e re apo konvikt e të fillosh mësimin. Të punuarit gjatë shkollimit mund të të mësojë aftësi të mira të menaxhimit të parave dhe gjithashtu të ndihmon sepse nuk do të kesh nevojë të maresh borxh, ti apo familjarët për të paguar shkollimin apo qëndrimin në një qytet tjetër.

Kur të mbarosh universitetin nuk do të thotë që menjëherë do të zësh një vend pune, aq më tepër në profesionin që do të marësh. Disa shkolla apo projekte sigurojnë vende pune ose praktike për studentët, por në shumicën e rasteve studentët duhet ta gjejnë vetë vendin e punës. Për mundësitë e punësimit mund të flasësh me sekretarinë e shkollës ose të kërkosh vetë në internet në faqen zyrtare të fakultetit përkatës apo në njoftime të ndryshme që bëhen në lidhje me praktikën apo punësimin e studentëve, apo të sapodiplomuarve. Gjithmonë kur kërkon për diçka të tillë ji këmbëngulës për të gjetur informacionin që të nevojitet. Punët part-time zihen shpejt kështu që bën mirë të fillosh kërkimet që në verë.

3.Bëj një rezyme të mirë dhe mëso se si të krijosh lidhje.

Eksperienca e punës është e rëndësishme ashtu siç janë edhe notat e larta në momentin që kërkon për një punë pas diplomimit. Mos prit derisa të afrojë diplomimi për të shkruar një letër motivimi apo rezyme të gjërave që di të bësh dhe të eksperiencave që i nevojiten tregut të punës, të duhet të nisësh që tani e të shtosh çdo që gjë do të bësh deri në momentin që do të kërkosh për një punë. Të kesh një rezyme që le përshtypje të mirë dhe një letër motivimi është jetësore për të aplikuar për punë apo intershipe. Intershipet jo vetëm që  të sigurojnë eksperienca që të mbushin me dije në lidhje me fushën tënde, por gjithashtu sigurojnë mundësi të mira për lidhje pune. Dil jashtë dhe shko në aq evente sa mundesh për të krijuar lidhje që do të ndihmojnë në gjetjen e një pune dhe kujdesu që të kesh një adresë emaili të përshtatshme.

4.Krijo një buxhet dhe mëso se si të menaxhosh paratë

Tani që do shkosh në universitet, do të të duhet të mësosh të menaxhosh paratë.

Bëji vetes këto pyetje: A do të kem një bursë? Sa para pres të bëj me punën part-time? Sa shpenzime mund të përballoj, përfshirë edhe ngrënien? Çfarë të duhet të paguaj tjetër? Është e rëndësishme të dish se sa të ardhura ke dhe sa shpenzime mund të përballosh? Ulu dhe krijo një plan-buxhet për një semestër apo vit. Do të të ndihmojë që të shmangësh shpenzimet e panevojshme .

5.Bëj regjistrimet e duhura për universitetin dhe përgatitu për një botë të re që kërkon një menaxhim kohe ndryshe

Sigurohu që je regjistruar siç duhet kur të vij koha dhe pastaj sigurohu që e kupton orarin e shkollës. Një nga sfidat më të mëdha për shumicën e studentëve është menaxhimi i kohës. Kur shkon në universitet, nuk do të kesh dikë atje që të të zgjoj nga gjumi, të të bëj mëngjesin dhe të të çoj në te dera e shkollës me rroba të lara dhe me të gjitha detyrat e bëra. Mësohu të zgjohesh herët sipas orarit të shkollës (silabuset duhet t’i mësosh përmendësh kur i thonë fjalës) dhe krijo një sistem të ditës që të përshtatet. Duhet t’i dish datat e fundit të regjistrimit, dokumentet, pagesat, oraret dhe çdo gjë tjetër në kԯtë mes. Shanset për të pasur sukses në shkollë do të shuhen nëse nuk e menaxhon siç duhet kohën. Gjithë investimi në universitet do t’ia vleje një ditë ndaj menaxhoje siç duhet.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI