6 vargje që të ndihmojnë të pushosh

Sigurohu që të kesh një limonadë të ftohtë, një libër të mirë dhe një pasdite të gjithë për vete. Këto janë elementët që do të shërbenin për të pasur një pasdite perfekte vere.  Por, si ka mundësi që duke i pasur këto gjëra, ne nuk mund të relaksohemi?  Përse mendja është duke vrapuar si zakonisht? Çfarë mungon? Ka edhe një përbërës tjetër sekret që nevojitet për këtë recetë , një shpirt në paqe.

Për shumë prej nesh, të shtypësh butonin që stakon mendjen, është më e thjeshtë ta thuash se sa ta  bësh, kjo edhe gjatë muajve të verës  ku duhet që jeta të ngadalësojë pak, duke na dhënë shansin  të marrim frymë dhe të relaksohemi. Por ashtu siç pushimi fizik  është i nevojshëm për një trup të shëndetshëm, pushimi frymëror është i rëndësishëm për mirëqënien tonë frymërore. Dhe mënyra më e mirë ku mund të pushosh frymën tënde, është tek Ai që të krijoi.

Koncepti i pushimit është një temë që përshkruhet që në fillim të Shkrimit.

Ndërkaq ditën e shtatë Perëndia mbaroi veprën që kishte kryer dhe ditën e shtatë u çlodh nga gjithë vepra që kishte kryer” Zanafilla 2:2

Edhe Perëndia mori një ditë për të pushuar pasi krijoi botën dhe ky është një mësim që Ai synon që ne ta ndjekim.  Ja tek janë 6 vargje ku mund të fokusohesh gjatë verës.  Vargje që do të kujtojnë të pushosh në Zotin dhe të mbështetesh tek Ai, kështu që mund të relaksohesh dhe të shijosh plotësisht sezonin.

Zoti është bariu im, asgjë nuk do të më mungojë. Ai më çon në kullota me bar të njomë, më drejton pranë ujërave që të çlodhin. Ai ma përtërin shpirtin, më çon nëpër shtigjet e drejtësisë, nga dashuria që ka për emrin e tij.” Psalmi 23:1-2

Ai di shumë mirë të na çojë në kullota të gjelbra dhe ujëra që na çlodhin, për të ripërtërirë gjithsecilin nga ne. Dhe Ai premton se do të na çlirojë. Kur ne ecim me Të, mund të mbështetemi tek Ai për një pushim total dhe restaurim. Në Perëndinë kemi gjithçka që na duhet, pavarësisht çfarë ndodh.

“Është e kotë që ju të çoheni herët dhe të shkoni vonë për të pushuar dhe për të ngrënë bukën e nxjerrë me punë të rëndë, sepse ai u jep pushim atyre që do.” Psalmi 127:2

Edhe nëse kemi qëllimet më të mira, ne mund të biem lehtësisht në idenë se jemi ne ata që duhet të përmbushim nevojat tona. Ne e nderojmë Perëndinë me punën tonë,  por jo kur kjo shërben si një mbulesë për paaftësinë tonë për t’i besuar Atij. T’i besosh Atij, ndërkohë që punon dhe ndërkohë që pushon është çelësi për t’u rigjeneruar dhe rifreskuar.

Prandaj po ju them: mos u shqetësoni për jetën tuaj…. Ati juaj qiellor, pra, e di mirë se ju keni nevojë për të gjitha këto gjëra. Por para së gjithash kërkoni mbretërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e tij dhe të gjitha këto gjëra do t’ju shtohen.” Mateu 6:25-34

Në këtë pasazh, Jezusi e bën të qartë që të shqetësohesh për të ardhmen është një humbje kohe. Në vend të kësaj Ai na kujton se Ati ynë që është në qiell na çmon mbi gjithçka tjetër dhe Ai do të kujdeset për ne siç bën edhe për lulet e fushës dhe zogjtë e qiellit.  

Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje. Merrni mbi vete zgjedhën time dhe mësoni nga unë, sepse unë jam zemërbutë dhe i përulur nga zemra; dhe ju do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj.  Mateu 11:28-29

Përgjegjësitë mund të bëhen shumë të vështira për t’u mbajtur por Jezusi premton se do të ndihmojë që ta mbajmë barrën.  Dhe shpatullat e Tij janë shumë më të mëdha se tonat. Edhe pse Ai nuk na premton një jetë pa vështirësi dhe sfida, Ai premton që do të jetë partneri ynë, të marrë pjesë në gjithçka që na ndodh dhe të ecë me ne në çdo hap të rrugës.

Mos u shqetësoni për asgjë, por, në çdo gjë, ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falënderim. Dhe paqja e Perëndisë, që ia tejkalon çdo zgjuarësie, do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja në Krishtin Jezus. Filipianët 4:6-7

Në këtë pasazh, Pali na jep disa këshilla të shkëlqyera, ai sugjeron  që ne t’i kthejmë shqetësimet tona në lutje. Kur ne ndalojmë shqetësimin dhe nisim të lutemi, ne do të mbushemi me paqen dhe pushimin që vetëm Perëndia mund të sigurojë.

Jua kam thënë këto gjëra, që ta keni paqen në mua; në botë do të keni mundime, por merrni zemër, unë e munda botën. Gjoni 16:33

Herën e ardhshme që do të shohësh se nuk po arrin të pushosh dot dhe mund të të shkatërrohet një ditë perfekte vere, ndalo, e kujtoi vetes se në Jezusin, fitorja tanimë është marrë! Perëndia është në kontroll, fati ynë si besimtarë është vendosur dhe gjërat nuk do të shkatërrohen vetëm sepse ne kemi ndaluar për të shijuar bukurinë e botës që na rrethon.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI