Oh, sa do të dua

Richard Abanes, shkroi një këngë të mrekullueshme. Ai e  kompozoi atë  për t’u kënduar nëceremoni martesore. Refreni është kështu,

“Unë do të nderoj, do të ngushëlloj, do të jem me ty gjithmonë.

Do të jem i vërtetë, do  të qëndrojë pranë teje, nuk do të braktis kurrë

Unë do të qesh me ty, do të qaj me ty,

Ne do të ecim bashkë në rrugën e kësaj jete.

Dhe unë do të dua ty, oh, sa do të dua ty.”

Cila është ajo nuse që nuk do të donte të dëgjonte këto fjalë dashurie nga burri i saj? Ai i premton se do ta dojë gjithmonë. Do të jetë aty për të. Ata do të kalojnë gjithçka bashkë. Unë mendoj se kjo është marrëdhënia që Perëndia dëshiron nga gjithsecili prej nesh. Më shumë se gjithçka, Perëndia e ka treguar se Ai dëshiron një lidhje me ne.  Ndryshe, përse e quan Perëndia veten e Tij, Ati ynë?  Apo, përse trupi i Krishtit, është portretizuar si nusja e Krishtit?

Bibla e përshkruan kështu momentin kur Jezusi thirri dishepujt e Tij, “Dhe ai i caktoi dymbëdhjetë që të rrinin me të” (Marku 3:14). Pas kësaj ai i dërgoi ata që të predikonin. Por së pari, Ai i thirri ata që të qëndronin me Të.  Kjo është mënyra se si ne e njohim Perëndinë – duke qëndruar me Të.

Na është thënë se si dy burra në Bibël, ecën me Perëndinë- Enoku dhe Noeu ( Zanafilla 5:22,24 dhe Zanafilla 6:9). Nuk është habi që ata e njihnin Atë aq mirë. Nëse ne do të kalojmë kohë duke ecur dhe folur me Perëndinë, ne do të bëhemi më të ngjashëm më Të. Kjo tingëllon si martesa, apo jo? Sa më shumë një çift qëndron bashkë, aq më shumë ata fillojnë t’i ngjajnë njëri-tjetrit.

Burri im e di mjaft mirë se unë e dua atë. Megjithatë ai dëshiron ta dëgjojë këtë çdo ditë. E njëjta gjë ndodh  edhe me Zotin. Si thua sikur t’i përkushtosh Atij një këngë dashurie ku të premtosh “Unë do të nderoj. Do të jem i vërtetë ndaj teje. Ne do të ecim bashkë në  këtë jetë. Dhe unë do të dua, oh sa do të dua.”

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Darlene Sala

Darlene Sala ka pasur një shërbesë active si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e tyre në Krishtin. Ajo flet në konferenca për familjen në kishat në SHBA, Filipine, Kinë , Ukrahinë Rusi dhe Afrikë.


Free!

REGJISTROHUNI