Të mbash një martesë të bashkuar

Prandaj njeriu do të lërë babanë e vet dhe nënën e vet dhe do të bashkohet me gruan e vet, dhe të dy do të bëhen njė mish i vetëm. Efesianët 5:31

Nuk është asnjëherë konflikti që shkatërron një martesë. Është  refuzimi për ta zgjidhur këtë konflikt që vret shpresat dhe e çon martesën tuaj  në shkatërrim. Çdo martesë është e kërcënuar prej mosmarrëveshjeve.  Ky është rezultati i të qenit njeri. Dy personat që janë në çift, mund ta shohin  jetën nga këndvështrime të ndryshme, sepse vijnë  nga  familje të ndryshme.  Dy individë në martesë,  janë të ngjashëm me dy lumenj që bashkohen, e ka shumë mundësi që ata të përjetojnë turbulenca të fuqishme.  Kjo është e pashmangshme.

Burri dhe gruaja, i qasen problemit krejtësisht nga pikëvështrime të ndryshme. Ata presin që partneri  të përgjigjet ashtu siç do të ishte përgjigjur një burrë tjetër, apo një grua tjetër. E thënë ndershmërisht, burrat nuk i kuptojnë gratë dhe as gratë nuk i kuptojnë burrat. Asgjë nuk e tregon më shumë këtë , se mënyra sesi ne kërkojmë t’i zgjidhim mosmarrëveshjet.  Burrat  mund të bërtasin dhe thërrasin, por  kjo nuk ndryshon asgjë. Ata më pas mendojnë se nëse përqafohen dhe kanë kontakt fizik me partneren, gjithçka ka për të shkuar mirë.

Nga ana tjetër, gjëja e fundit që  një grua dëshiron është që të përqafojë, apo të ketë intimitet me partnerin e saj përpara se çështja të zgjidhet. Janë katër pengesa që  pengojnë zgjidhjen e konfliktit që duhet t’i dini.

Barriera #1 Reduktimi. Ti mendon “ Si ka mundësi që gruaja ime të mërzitet kaq shumë vetëm prej faktit se unë po shkoj për  peshkim me djemtë këtë fundjavë? Ku është problemi këtu? Ti harrove se ishte ditëlindja e saj. Kur kishte ditëlindjen motra e saj,  bashkëshorti i organizoi një festë të madhe. Ndërsa ti shkove të peshkosh.  Patjetër që i dërgove lule më vonë, por ato u thanë shumë shpejt dhe mbanin një aromë jo të këndshme, njësoj si kujtimi i asaj çfarë kishe bërë. Të pranosh se diçka është problem për dikë tjetër, e të mos e reduktosh atë, është një nga çelësat për të zgjidhur konfliktin.

Barriera #2 Arsyetimi .  Ti thua “ Unë nuk mund të qëndroj larg përdorimit të kartave të kreditit”. E  pastaj shpjegon se je rritur diku ku të janë mohuar gjërat e këndshme dhe tani nuk arrin dot të ndalosh, nëse të pëlqen diçka. Arsyetimi,  refuzon që të pranojë fajin për diçka të bërë keq. Në vend të qëndrimit “ Unë e kam përgjegjësinë për këtë! Unë kam mëkatuar. Faji është i imi!”, ne ngremë shpatullat dhe  i bëjmë bisht problemit.

Barriera # 3  Shmangia. Ti thua, “ Sa herë që diskutojmë mbi këtë, e kthejmë bisedën në debat”.  E për këtë arsye  e shmang këtë subjekt. Megjithatë , kjo çështje qëndron akoma e fshehur  nën sipërfaqe.  Konfliktet e pazgjidhura u ngjajnë foshnjave- sa më shumë që përpiqesh të kujdesesh për të, aq më i madh bëhet. Të përballesh me konfliktin është absolutisht e nevojshme, në mënyrë që të gjesh faljen dhe shërimin.

Barriera#4  Të kërkosh falje me gjysmë zemre. Të thuash, “ Më fal!” apo “ Unë besoj se nuk duhet ta kisha bërë këtë” mund të ngacmojë një plagë të hapur. Ndoshta mund të jetë më keq se sa mos të thuash asgjë, e as kjo nuk është e pranueshme. Por nëse thua, “ Më vjen vërtetë keq për atë që bëra, e pranoj plotësisht përgjegjësinë për gabimin tim. Unë i kam kërkuar Zotit të më falë, e shpresoj që edhe ti të më falësh. Të siguroj se nuk do të zhgënjej më kështu, “ kjo është krejtësisht diçka tjetër.

Kohët e fundit dëgjova për një pastor që kishte rishkruar ceremoninë tradicionale të dasmave. Ai kishte hequr frazën “ derisa vdekja të na ndajë,” dhe e kishte zëvendësuar atë me frazën e padëmshme “ derisa të dy të bini dakord!”  Ata premtuan të duan, të nderojnë dhe të gëzojnë njeri-tjetrin, “ derisa të dy të jenë dakord për këtë gjë! Kjo martesë mund të marrë fund që në momentin që çifti del nga kisha dhe shkon për tek makina ku kanë parkuar. Sigurisht që nuk ka për të zgjatur të gjithë muajin e mjaltit.

Mbani mend, konflikti asnjëherë nuk e shkatërron një martesë; është refuzimi për ta zgjidhur konfliktin që e shkatërron atë. Martesa është një bashkim i dy njerëzve të papërsosur. Zoti e dinte këtë që në fillim kur na dha modelin e një martese. Mbani mend se Ai ishte dizenjuesi dhe arkitekti i të gjithë kësaj. Është ende plani i Tij që dy të bëhen një, duke bashkuar zemrat dhe jetët e tyre në këtë marrëdhënie, që nuk është e përsosur por është e mrekullueshme, e që ne e quajmë martesë.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr. Harold J. Sala

Folësi, autori dhe mësuesi i Biblës Dr. Sala, ka themeluar Guidelines në vitin 1963. Programi i tij i përditshëm Koment për jetën, dëgjohet në mbarë botën në gjuhë të ndryshme. Sala është autori i 60 librave në 19 gjuhë të ndryshme. Ai flet dhe mëson shpesh në konferenca dhe seminare në kishat në mbarë botën.


Free!

REGJISTROHUNI