Dhe paqja e Perëndisë që ia tejkalon çdo zgjuarsie, do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja në Krishtin Jezus. – Filipianëve 4:7
Të jetojmë në paqen e Perëndisë, është jetike, për të shijuar jetën. Unë besoj se një nga çelësat e të jetuarit në paqe është ndërmarrja e disa hapave të vegjël. Këta të fundit na çojnë drejt paqes çdo ditë. Ja disa këshilla që mund t’i praktikojmë për të zhvilluar një stil jetese të paqtë.
- Përcaktoni (zgjidhni) se si do të kaloni kohën tuaj. Ju mund të jeni duke u përpjekur të bëni shumë gjëra dhe të përfundoni duke mos bërë asgjë. Të jetuarit në mish na shtyn të nxitojmë duke u përpjekur të bëjmë më tepër gjëra, nga sa Fryma e Shenjtë na drejton. Drejtohuni nga Fryma e Shenjtë.
- Përgatituni të thoni “jo” në mënyrë të sjellshme. Ndonjëherë ne marrim përsipër gjëra që nuk duhet, sepse nuk themi dot “jo”. Kërkojini Perëndisë t’ju japë guxim për të thënë fjalën “jo”, kur është e nevojshme.
- Rezistojini frymës së zvarritjes. Fjala e Perëndisë na thotë se duhet të ushtrojmë vetë-disiplinën. Bëni atë që ju e dini se është e nevojshme, në mënyrë që të shijoni kohët e pushimit.
- Eliminoni pikat e shpërqëndrimit të tilla, si të parët e televizorit. Vendosni disa udhëzime për veten.
- Vendosni disa kufij të përshtatshëm për të shmangur ndërprerjet. Jeta është plot me ndërprerje, por ju mund të
mësoni të vendosni kufij që t’ju ndihmojnë të menaxhoni kohën tuaj në mënyrë të shëndetshme. Për shembull, bëni një tabelë me orare për të ditur, kur jeni “pushim”. - Lehtësoni jetën tuaj duke përdorur praktika të thjeshta. Kërkojini Perëndisë t’ju tregojë mënyrat për të kursyer kohën dhe shmangur telashet. Për shembull, kur nuk kam kohë të laj enët, unë përdor pjata plastike!
Thelbi është të bësh paqen prioritet. Ndërmerrni hapa praktikë drejt saj dhe lejoni Perëndinë t’ju drejtojë çdo ditë drejt paqes së Tij të përsosur.
Lutje
Perëndi, më drejto në paqen Tënde që ia tejkalon çdo zgjuarsie. Më trego hapat e përditshme që unë mund të marr për të ecur në paqen Tënde.