Mikesha ime Sonia Gudsan postoi këtë në faqen e saj të fejsbukut: “Unë kam kaluar shumë ura të cilave nuk i jam afruar…”

Epo, Sonia, e njëjta gjë është edhe për mua. Ka qenë një humbje e madhe kohe dhe energjie emocionale.

Mua më pëlqen t’i planifikoj gjërat. Për shembull, unë mendoj se gjysma e argëtimit të një udhëtimi është planifikimi dhe parashikimi i gjithë gjërave që shpresoj të shijoj. Xhon Grin shkroi se “kënaqësia nuk është në të bërit e gjërave, por në planifikimin e tyre”.

Por në jetë planifikimi mund të marrë një kthesë të gabuar dhe shumë shpejt të kthehet në shqetësim. Kur shohim një problem në horizont që afrohet, ne parashikojmë telashe. Ndaj duam të përpiqemi “ta kalojmë urën” para kohe dhe të shohim se si do të shkojnë gjërat. E keni vënë re që zakonisht ne presim të ndodhë më e keqja?

Mua më duket sikur nënat janë veçanërisht të zonja në këtë. Duke qenë se bie mbi ne përgjegjësia për të planifikuar aktivitetet familjare, ne menjëherë mendojmë se sa shumë do të vuante Eriku nëse do të luante futboll. Ose se sa e tmerrshme do të ishte nëse Suzana do të shkonte me grupin e të rinjve nga kisha në udhëtimin misionar në Afrikë. Ja ku kalojmë ura të cilave nuk iu afrohemi asnjëherë.

Njëherë, kur dishepujt dhe Jezusi po lundronin nëpër detin e Galilesë në një stuhi, Jezusi iu tha atyre: “Pse keni frikë? Vazhdoni të mos keni besim?”. Dhe kur ne kalojmë një det me stuhi në jetën tonë, shpesh kthejmë kokën pas dhe themi: “Sa e marrë kam qenë që jam shqetësuar ashtu, kur shumë mirë mund të kisha kursyer shumë telashe duke ia dorëzuar Zotit situatën.”.

Le t’i kërkojmë Perëndisë të na ndihmojë që të ecim me Të ditë pas dite dhe të mos futemi në telashe. Nëse i afroheni një ure që duhet ta kaloni, kijeni parasysh që Ai do t’iu mbajë për dore ndërsa ju thotë: “Mos ki frikë sepse unë jam me ty, mos e humb, sepse unë jam Perëndia yt. Unë të forcoj dhe njëkohësisht të ndihmoj dhe të mbaj me dorën e djathtë të drejtësisë sime” (Isaia 41:10). Jezusi tha: “Mos u shqetësoni, pra, për të nesërmen, sepse e nesërmja do të shqetësohet vetë për vete. Secilës ditë i mjafton e keqja e vet” (Mateu 6:34).

Duke qenë se unë nuk e shoh dot të ardhmen, reagimi im i parë është të shqetësohem. Lutja ime sot është ajo kënga e vjetër që thotë:

Ka gjëra për të nesërmen

Që unë nuk arrij t’i kuptoj,

Por unë e di se kush e mban të nesërmen

Dhe e di dorën kush ma shtrëngon.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Darlene Sala

Darlene Sala ka pasur një shërbesë active si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e tyre në Krishtin. Ajo flet në konferenca për familjen në kishat në SHBA, Filipine, Kinë , Ukrahinë Rusi dhe Afrikë.


Free!

REGJISTROHUNI