Gjej kënaqësi në Zotin!

Fjala kënaqësi do të thotë “të fitosh kënaqësi, përmbushje dhe lumturi të madhe”. A nuk është ky lloji i marrëdhënies që dëshironi me Zotin – një marrëdhënie në të cilën ju dhe Ai kënaqeni në praninë e njëri-tjetrit? Epo, edhe Zoti e dëshiron atë lloj miqësie  dhe e vetmja mënyrë se si mund t’a arrijmë atë lloj miqësie është përmes përkushtimit, besimit dhe durimit.

Së pari, një besimtar duhet t’ia përkushtojë rrugët e tij ose të saj Zotit. Kjo do të thotë që ne e ftojmë Atë të shqyrtojë dëshirat dhe planet tona dhe të ndryshojë çdo gjë që nuk i përshtatet qëllimit ose planit të Tij për jetën tonë.

Së dyti, një besimtar duhet t’i besojë Zotit. Kush është më i denjë për besimin tonë se Ati, i cili e dha Jezu Krishtin për të na shpëtuar nga mëkatet tona?  Sepse ai që nuk e kurseu Birin e vet, por e dha për të gjithë ne, qysh nuk do të na dhurojë të gjitha gjëra bashkë me të? (Romakëve 8:32).

Së treti, një besimtar duhet të gjejë prehje në Zotin. Kur shqetësohemi, as nuk I dedikohemi Zotit dhe as nuk besojmë tek Ai. Të presësh te Perëndia nuk është e lehtë, por vetëm Ai e di kur duhet të ndodhin gjërat.

Gëzimi i miqësisë  sonë me Zotin kërkon përpjekje,por janë përpjekje dashurie– sepse jemi krijuar të gjejmë kënaqësi në praninë e Perëndisë. Kënaqësia më e madhe që mund të përjetojmë është të ecim dorë për dore me Atin tonë.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Charles Stanley

Dr. Charles Frazier Stanley është Pastor Emeritus i Kishës së Parë Baptiste në Atlanta, Georgia, pasi shërbeu si pastor i lartë për 51 vjet. Ai është themeluesi dhe presidenti i In Touch Ministries, i cili transmeton gjerësisht predikimet e tij përmes televizionit dhe radios.


Free!

REGJISTROHUNI