Të flasësh në kohën e duhur

Verna Birkey na tregon  për një çift. Ata po kalonin vështirësi në martesë.   Sa herë që donin të flisnin, kjo bëhej diçka e pamundur.  Problemi qëndronte tek koha e  papërshtatshme. Njëri nuk ishte gati të dëgjonte, kur tjetri dëshironte të fliste. Kështu ata përdorën një sinjal. Ky sinjal u jepte mesazhin nëse mund të flisnin ose jo.

Për të pasur një martesë të mirë, duhet të komunikojmë me njëri-tjetrin. Komunikimi është më shumë sesa të flasësh.  Mënyra si i drejtohemi njëri-tjetrit bën të gjithë diferencën.  Përpara se të flasësh, pyet veten, “ A është kjo koha e duhur? A është personi  i gatshëm për të më dëgjuar?”

Bibla thotë “Asnjë fjalë e keqe le të mos dalë nga goja juaj, por ajo që është e mirë për ndërtimin, sipas nevojës, që t`u japë hir atyre që dëgjojnë. ( Efesianët 4:29).

Le të ndalojmë pak tek ky varg.  Fjalët tona duhet të jenë të shëndetshme. Ato duhet të ndihmojnë të tjerët të ndërtohen, e jo të dekurajohen. Qëndrimi ynë duhet të jetë i drejtë.  Fjalët tona duhet të plotësojnë nevojat e tyre , jo thjesht nevojat tona.  Pyet veten” Si t’i përmbushim nevojat e të dyve?” Fjalët duhet t’u bëjnë mirë atyre që i  dëgjojnë.

Kur duam që diçka të ndryshojë, ndonjëherë na duhet që të themi gjëra të dhimbshme. Megjithatë fjalët tona duhet të sjellin shërim. Tregohu i duruar. Prit kohën e duhur për të folur.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Darlene Sala

Darlene Sala ka pasur një shërbesë active si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e tyre në Krishtin. Ajo flet në konferenca për familjen në kishat në SHBA, Filipine, Kinë , Ukrahinë Rusi dhe Afrikë.


Free!

REGJISTROHUNI