Të falësh veten tënde

Gruaja nisi të qajë teksa po thoshte, “ Ajo çfarë kam bërë është kaq e tmerrshme! Unë mund të pranoj që Zoti më ka falur, por unë kurrë nuk mund ta fal veten time.”  Fatkeqësisht , ajo po përgatitej që të jetonte një jetë në dëshpërim.

Si e falim ne vetveten? Epo, së pari duke nisur të shohim faljen e Perëndisë. Kur ne kërkojmë për faljen e Tij, ne mund të mendojmë se Zoti thotë : “ Ajo që bëre ti nuk ishte edhe aq keq- pastaj, përveç kësaj unë të dua shumë; unë nuk do ta llogaris këtë mëkat kundër teje.” Por kjo nuk është e vërteta. Mëkati është i keq dhe falja ishte e kushtueshme. Po, Perëndia na do ne shumë, por u desh vdekja e Jezusit në kryq për të paguar për mëkatet tona, në mënyrë që ne të ishim të falur.

Po ashtu, disa prej nesh mendojnë se nëse ne arrijmë të falim veten tonë, kjo do të thotë se “ ajo çfarë bëra nuk ishte kushedi se çfarë, ndaj nuk kam për t’u ndier më keq për të me veten time.” Por ne e dimë se ishte e keqe ajo çfarë kemi bërë, e ndaj e quajmë të arsyeshme se  e meritojmë të vuajmë.

Miku im, Dr. Richard Smith, i cili  këshillon njerëzit që kanë probleme me faljen, thotë se përgjatë eksperiencës së tij njerëzit që  nuk arrijnë dot të falin veten, nuk e kanë kuptuar me të vërtetë se  Zoti i ka falur ata plotësisht. Perëndia nuk na sheh më si mëkatarë por si shenjtorë, ky është termi  Biblikë për të gjithë besimtarët që janë falur nga Jezusi. E nëse kjo është mënyra me anë të së cilës Perëndia na sheh neve, çfarë të drejte kemi ne që ta shohim veten në një mënyrë tjetër? Në sytë e Zotit ai mëkat nuk ekziston më. Tek  Romakët 4:8 thuhet, “  Lum njeriu të cilit Zoti nuk do t`ia numërojë mëkatin“

A e kupton me të vërtetë këtë? Mëkati që është falur nuk ekziston më. Është nxjerrë jashtë- ka ikur! Ti je duke humbur kohën tënde duke dënuar veten tënde për atë. Më shumë se kaq,  nuk je duke nderuar Perëndinë, që pagoi çmimin për faljen tënde. Është koha që ta lësh të shkojë. Koha që ta harrosh se çfarë ishte pas, ashtu siç Pali ka thënë, e të kërkosh për atë që shtrihet përpara

( Filipianët 3:13). Ndoshta ti dëshiron që ta rregullosh këtë gjë me Zotin pikërisht tani.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI