A mund ta imagjinoni një grup marangozësh që mblidhen për të ndërtuar një kullë qiellgërvishtëse pa një plan ndërtimi? Rezultatet do të ishin katastrofike! A keni dëgjuar ndonjëherë për ndonjë student të mjekësisë i cili ka ngelur në provime shumë herë por sot është një mjek i suksesshëm? Do të ishte e pamundur të ndodhte!
Kurrë nuk do të shkonit të vizitoheshit në një mjek i cili e ka marrë shkollën me lek ose mik dhe nuk do të jetonit kurrë në një shtëpi të ndërtuar pa asnjë plan. Ashtu si një ndërtesë ka nevojë për strukturë, po ashtu dhe ne kemi nevojë për strukturë në marrëdhëniet tona.
Në çdo lloj marrëdhënieje kjo është sfiduese. Pavarësisht nëse keni të bëni me një bashkëshort, motër ose vëlla, prind, fëmijë, bashkëpunëtor, shef ose mik, çelësi për të ndërtuar marrëdhënie të forta është të mësoni se si të ndërveproni me sukses me njëri-tjetrin.
Kur bëhet fjalë për temën e marrëdhënieve, cila është frika juaj më e madhe? Refuzimi? Apo luftoni me mendimin për të mos përmbushur pritshmëritë e dikujt? Mos u dëshpëro; Zoti ju ka dhënë Fjalën e Tij si udhërrëfyes.
Zoti di si të sillet me të gjitha llojet e njerëzve. Kur zhvilloni karakteristika si të Krishtit në jetën tuaj, filloni t’i shihni të tjerët ashtu siç i sheh Perëndia. 2 e Pjetrit 1:5-7 na thotë që “Edhe ju, për të njëjtën arsye, duke bërë çdo përpjekje, t`i shtoni besimit tuaj virtytin, dhe virtytit diturinë, diturisë vetkontroll, vetkontrollit qëndresën, qëndresës perëndishmerinë, mëshirës dashurinë vëllazërore dhe dashurisë vëllazërore dashurinë”.
Sot, kërkojini Perëndisë që t’ju japë dashuri dhe pranim për të tjerët. Kur zgjidhni të bëheni më shumë si Krishti në marrëdhëniet tuaja, Zoti do t’ju japë aftësinë për të dashur dhe për të jetuar në harmoni me ata që ju rrethojnë.
Lutemi: Zot, e pranoj qëkam qënë i fokusuar tek vetja ime dhe shqetësohem shumë në atë se çfarë thonë të tjerët për mua. Më ndihmo të kujtoj se kush jam në Ty, të gjej besimin tim tek Ti dhe t’i dua lirisht të tjerët si njerëz të krijuar sipas shëmbëlltyrës Tënde. Lutem në emër të Jezusit. Amen.
“Dhe më në fund jini tė gjithë të një mendjeje, të dhembshur, plot dashuri vëllazërore, të mëshirshëm dhe dashamirës,” (1e Pjetrit 3:8).