Edhe pse do të jemi gjithmonë në luftë  me mëkatin, Fryma e Shenjtë Brenda nesh, na udhëheq sipas vullnetit të Perëndisë. –1 Korintasve 2:12-16

Për shkak se qeniet njerëzore kanë një natyrë të rënë dhe  mendje të kufizuar, ka shumë aspekte të madhështisë së Perëndisë që nuk mund t’i kuptojmë plotësisht. Në fakt, e vetmja mënyrë se si mund të kuptojmë të vërtetat hyjnore  është nëpërmjet Frymës së Shenjtë, Mësuesit të gjithëdijshëm të dërguar për të jetuar brenda besimtarëve. Ai interpreton gjërat e Perëndisë për ne dhe na ndihmon në shumë mënyra të tjera.

Askush nuk mund të vijë te Jezu Krishti pa punën e Frymës së Shenjtë. Ai na bind për mëkat, na bën të vetëdijshëm për nevojën tonë për një Shpëtimtar dhe na jep besim për të besuar në Jezusin dhe kështu  të shpëtohemi.

Pasi ia kemi dorëzuar jetën Zotit, Fryma fillon procesin e shenjtërimit në ne. Ky transformim në imazhin e Krishtit është një proces i vazhdueshëm i rritjes nëpërmjet Fjalës së Perëndisë.

Gjatë gjithë udhëtimit otnë, Fryma  na fuqizon me besnikëri për të përhapur lajmin e mirë të shpëtimit. Fryma flet nëpërmjet nesh, na jep guxim  për të folur me gjithë zemër në mënyrë që dëgjuesit të mund të besojnë.

Falënderoni Perëndinë sot për Frymën e Tij të Shenjtë që banon në ju dhe drejton hapat tuaj të besimit.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI