Qindra të krishterë, janë vrarë nga terroristët Fulani në Nigerinë Qendrore.
30,000 banorë janë larguar nga banesat e tyre për ti shpëtuar sulmeve të terroristëve dhe rreth 30 ndërtesa kishash, 2,000 shtëpi janë shkatërruar, 150 makina me drithëra në zone janë plaçkitur. Nga vëzhgimi i Open Doors 2023, Nigeria u ngjit në vendin e gjashtë në listen botërore, si një nga 50 vendet kryesore me persekutimin më të madh të krishterëve.
Persekutimi me të cilin përballen të krishterët në Nigeri është ekstrem dhe shpesh brutalisht I dhunshëm. Edhe pse të gjithë civilët janë subject i kërcënimeve dhe dhunës, të krishterët shpesh janë në shënjestër të veçantë për shkak të besimit të tyre. Sipas statistikave, më shumë të krishterë vriten për besimin e tyre në Nigeri sesa në vendet e tjera të botës. Qindra të krishterë janë terrorizuar në qarkun Mangu, duke përfshirë dy pastorë që u vranë javën e kaluar.
Pastori Amos Mohzo thotë se po përpiqet të inkurajojë ata që kanëshpëtuar dhe janë zhvendosur pas sulmeve.”Ky është inkurajimi ynë për ju: Mos kini frikë’,” u tha ai atyre. “Ju që jeni gjallë, nuk është koha për t’u frikësuar, jini të guximshëm. Zoti do të jetë me ju. Zoti është forca juaj dhe vetëm Ai mund të plotësojë nevojat dhe pritjet tuaja gjatë kësaj periudhe,” vazhdoi ai. Ai këshilloi pastorët vendas që të inkurajojnë dhe forcojnë besimtarët.
Jemi në fund të Tribulation dhe në fillimet e Mbretërimit të Mijëvjeçarit me Jezus Krishtin, Djalli është lidhur, tani do lidhet dhe Bisha nga Deti me Bishën nga Toka: Antikrishti me Profetin e Rremë!!!!