Të bëhesh dhurues bujar!

Merrni pak kohë sot për të reflektuar mbi të gjitha dhuratat që gëzoni për shkak të mirësisë së Perëndisë.

2 Korintasve 9:6-8

Ne e dimë se duhet të jemi bujarë, por a keni menduar ndonjëherë për të gjitha mënyrat se si Zoti ka qenë bujar me ju? Ai na formoi në barkun e nënës sonë me kujdes , me butësi e me dashuri dhe na dha jetë (Psalmi 139:13). Ai krijoi botën në të cilën jetojmë dhe krijoi ajrin, ujin, ushqimin dhe gjërat e tjera thelbësore—si edhe perëndimin e diellit, fluturat, lulet dhe të qeshurat.

Kur u shpëtuam, morëm dhurata shtesë—faljen e mëkateve, jetën e përjetshme, birësimin në familjen e Perëndisë dhe një shtëpi qiellore. Neve na është dhënë gjithashtu Fryma e Shenjtë, i cili banon tek ne dhe na jep urtësi, drejtim dhe ngushëllim. Nuk i meritojmë asnjërën nga këto dhe as nuk mund ti përfitonim. Ajo u është dhënë falas të gjithë atyre që besojnë në Jezusin.

Kur mendojmë se sa bujar ka qenë Perëndia me ne, duhet të dëshirojmë ta kalojmë atë bujari edhe tek të tjerët. Për t’u bërë një dhurues bujar, mbani mend këto të vërteta. Ne …

  • Imitojmë Jezusin kur japim flijime.
  •  Nderojmë Perëndinë kur i bindemi urdhërimeve të Tij për të dhënë.
  •  Zgjerojmë punën e Tij nëpërmjet mbështetjes sonë për kishën.

Të jesh një person bujar kërkon një zemër që do Zotin mbi gjithçka tjetër. Fryma e Shenjtë gjithashtu do të transformojë secilin prej nesh në dikë që gjen kënaqësi duke dhënë. Dhe Zoti e do një dhurues të gëzuar.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Charles Stanley

Dr. Charles Frazier Stanley është Pastor Emeritus i Kishës së Parë Baptiste në Atlanta, Georgia, pasi shërbeu si pastor i lartë për 51 vjet. Ai është themeluesi dhe presidenti i In Touch Ministries, i cili transmeton gjerësisht predikimet e tij përmes televizionit dhe radios.


Free!

REGJISTROHUNI