Për çfarë flet Bibla në të vërtetë?

Sepse mesazhi i kryqit është marrëzi për ata që humbin, por për ne që shpëtohemi është fuqia e Perëndisë.- 1 e Korintasve 1:18

Shkrimtari Mark Twain dikur tha: “Disa njerëz shqetësohen nga gjërat që nuk i kuptojnë në Bibël. Gjërat që më shqetësojnë mua, janë gjërat që i kuptoj.” Po, shumica e njerëzve kanë idenë se mesazhi i Biblës është shqetësues, dëshpërues dhe i keq. Kanë ndjesinë se nuk kanë jetuar ashtu siç duhet, dhe thjesht shpresojnë se e mira që bëjnë do të jetë më e madhe se e keqja në jetën e tyre. Dhe mendojnë se me anë të veprave të mira mund të shkojnë në parajsë.

Është e vërtetë që një pjesë e ungjillit është një lajm i keq. Zoti është i përsosur. Ne jo. Një Zot i përsosur kërkon shenjtëri. Dhe ne e dimë se nuk jemi të shenjtë. Por “Ungjilli është ky:” shpjegon Tim Keller. “Ne jemi më mëkatarë dhe kemi më shumë të meta sesa kemi guxuar të besojmë ndonjëherë, por në të njëjtën kohë jemi më të dashur dhe të pranuar në Jezu Krishtin sesa kemi guxuar të shpresojmë ndonjëherë.”

E dëgjuat? Jeni të dashur dhe të pranuar. Ky është mesazhi i Biblës. Është një mesazh që mund të jetë i vështirë për t’u kuptuar – një Zot që lejon birin e Tij të përsosur të vuajë për mosshenjtërinë tonë. Zoti dëshiron një marrëdhënie dashurie me ju. Kjo është ajo për të cilën Ai ju krijoi. Ja çfarë thotë libri i Romakëve: “… ndërsa atij që nuk vepron, por beson në atë që shfajëson të paudhin, besimi i tij i numërohet për drejtësi. ” (Romakëve 4:5).

Mund të përjetoni një jetë plot dashuri dhe pranim sot.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Bonnie Sala

Bonnie Sala është presidente e shërbesës Guidelines. Ajo është autore e meditimeve Fillo nga e Para, meditime të cilat frymëzohen nga mëngjeset e saj të hershme kur kalon kohën personale me Jezusin dhe Fjalën e Tij. Ky program transmetohet në radiot në Amerikë por edhe në Filipine, Singapor dhe Afrikë. Ajo është një folëse ndërkombtare në konferenca të ndryshme.


Free!

REGJISTROHUNI