Bibla thotë : Më mirë një qortim i hapur se një dashuri e fshehur. (Fjalët e urta 27 :5) .Nisur nga ky varg, vendosëm të trajtojmë një temë shumë delikate siç është “Miqësia”.
TEMA e sotme ishte : “A ju ka ndodhur të qortoni dikë që ka vepruar gabim,edhe pse mund të këtë qënë miku juaj më i mirë ?”
MË DATË 25 dhjetor 2010, një 42-vjeçare nga Britania postoi një mesazh vetëvrasjeje në Facebook. Mesazhi i saj dukej si një thirrje e dëshpëruar për ndihmë. Megjithëse kishte më tepër se një mijë “miq” në rrjetin social, askush nuk i shkoi në ndihmë. Të nesërmen policia e gjeti të vdekur. Kishte marrë një mbidozë vdekjeprurëse.
Sot, teknologjia moderne na jep mundësi të kemi qindra e madje mijëra “miq” në rrjetet sociale thjesht duke shtuar emrat e tyre në listën tonë të kontakteve në kompjuter. Dhe nëse duam t’i japim fund ndonjërës prej këtyre “miqësive”, mjafton të fshijmë emrin e personit nga lista. Por, rasti tragjik i gruas nga Britania zbulon një realitet tronditës: shumë njerëz nuk arrijnë të gjejnë miq të vërtetë. Në fakt, sipas një anketimi të kohëve të fundit, numri i miqve vërtet të ngushtë ka rënë, edhe pse në ditët e sotme shoqërohemi me njerëzit më shumë se kurrë. Ndoshta edhe ti, ashtu si shumica e njerëzve, mendon se është e rëndësishme të kesh miq të mirë. Gjithashtu mund të jesh dakord se, për të qenë mik i mirë, nuk mjafton vetëm të klikosh një link në kompjuter ose në smartphone.
Për të pasur një miqësi jetëgjatë duhet :
Të tregoni interes të vërtetë
Miqësia e vërtetë kërkon përkushtim. Miku i mirë ka ndjenjën e përgjegjësisë ndaj teje dhe interesohet vërtet për ty. Kuptohet, ky përkushtim është reciprok dhe kërkon shumë punë e sakrifica dypalëshe. Por ia vlen barra qiranë. Pyet veten: “A jam i gatshëm t’i jap mikut tim nga vetja, nga koha dhe nga të ardhurat e mia?” Mos harro se, që të kesh një mik të mirë, duhet që ti së pari të jesh mik i mirë.
Të jeni komunikues i mirë
Miqësia e vërtetë nuk lulëzon pa një komunikim të rregullt. Prandaj flisni për interesat e përbashkëta. Dëgjoje mikun dhe respektoja mendimet. Lavdëroje dhe inkurajoje sa herë të jetë e mundur.
Mos prit tepër nga miqtë
Sa më shumë të afrohemi me një mik, aq më shumë do t’i shohim të metat tek ai. Miqtë nuk janë të përsosur, ashtu si edhe ne. Prandaj, kurrë nuk duhet të presim ose të kërkojmë përsosmëri nga ata me të cilët shoqërohemi. Përkundrazi, është mirë të çmojmë virtytet dhe të tolerojmë gabimet e tyre.
Zgjero rrethin e miqve
Është e vërtetë, duhet t’i përzgjedhim miqtë. Por kjo nuk do të thotë se duhet të zgjedhim vetëm miq që i përkasin një grup-moshe ose formimi të caktuar. Interesi për njerëz të të gjitha moshave, kulturave dhe kombësive mund të na e pasurojë vërtet jetën.
ok