mandisaofficial.com

Biografi.

Mandisa ka fituar zemrat e të gjithë dëgjuesve të muzikës së saj që me daljen e saj të  parë në “American Idol”. Emri i saj është lakuar nga producentët më të mirë të muzikës dhe shumë media të njohura kanë shkruar për të dhe për këngën Overcomer. Mandisa është një nga artistet më të mira të momentit në muzikën bashkëkohore të krishterë.  Kënga “Back To You”, nga albumi i saj Overcomer (Fitues), është plot me melodi frymëzuese. Ajo thotë: “Albumi është krijuar, të fuqizojë njerëzit, dhe të kujtoj ata që përballen me një betejë, që të gjithë forcën, fuqinë, dhe armët e luftës që ata kanë nevojë janë në dispozicionin e tyre.”

Ajo tregon për shtysën në besim: “ Fillimisht kur njoha Jezusin më duhet ta pranoj që ishte për të gjetur siguri, isha e frikësuar se mos kaloja përjetësinë në ferr dhe e dija se që të jetoja përgjithmonë me të, duhet ta pranoja Jezusin në zemrën time.”

Projekti i dytë i Mandisës është, Freedom (Liria), ku këngëtarja u  frymëzua nga përpjekjet e saj në luftën ndaj varësisë së ushqimit. Albumi paraqet gjendjen e saj dhe hirin që Perëndia siguron.

“Ai na bekon kur ne e adhurojmë atë. Kur i largojmë sytë nga rrethanat tona dhe i vendosim tek Ai. Kam zbuluar se Ai merr barrat tona dhe na afron pranë vetes. Nuk ke për të gjetur qëllimin tënd, nuk ke për të gjetur  paqen e vërtetë dhe gëzimin e vërtetë, askund tjetër veçse tek Jezus Krishti.” – thotë Mandisa.

Kënga më e njohur dhe e pëlqyer e artistes është Overcomer, që simbolizon fitoren e saj në luftë me shëndetin. Mandisa tregon për këngën: “Shumë nga dëgjuesit e mi ashtu si unë mund të jenë duke luftuar me peshën e tyre dhe kjo më ndihmon të kuptoj ndikimin dhe fuqinë e kësaj kënge. Mikesha ime, Kisha (LaKisha Mitchell), ishte diagnostikuar me kancer në gji kur ishte shtatzënë. Për t’u kujdesur për fëmijën e saj dhe për të marrë mjekimet që i nevojiteshin, mua më duhej një këngë për ta inkurajuar dhe për t’i thënë: ‘Ti do e fitosh këtë betejë dhe do e kalosh.’

Më gëzon fakti që kjo këngë dhe ky album do mund të inkurajojë shumë njerëz në mes të situatës me të cilën po përballen. Kjo është një pjesë shumë e rëndësishme për të cilën jam thirrur, për të inkurajuar dhe frymëzuar të tjerët. ‘Mos shihni sa larg duhet të shkoni, por hidhni një hap pas tjetrit. Mos shihni prapa”, ka thënë Mandisa për të gjithë ndjekësit e saj.

Ajo është vlerësuar me një çmim Grammy Award për  albumin e saj “Overcomer”, si albumi më i mirë i muzikës bashkëkohore të  krishterë për vitin 2014 dhe disa çmime të tjera Dove.

 You’re an overcomer
Stay in the fight ‘til the final round
You’re not going under….”

“When the waves are taking you under
Hold on just a little bit longer
He knows that this is gonna make you stronger, stronger
 …”

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI