“Sot është Dita e parë e pjesës së mbetur të jetës tënde…”

Lutja ime përmes kësaj kënge është që të na kujtojë se pavarësisht momentit që po kalon tani në historinë e jetës tënde, pavarësisht se sa keq mund të kesh ngecur, pavarësisht domethënies që viti i kaluar ka pasur për ty, pavarësisht mundimeve që sot kalon, apo fajin që të mundon, dhe të mposht. E sotmja është një ditë e re. Po e nesërmja? Dhe e nesërmja është një ditë e re gjithashtu! Dhe dita pas të nesërmes është një ditë e re po ashtu. Në udhëtimin tonë të besimit çdo ditë është dita e parë. Çdo ditë është një fillim i ri. Çdo mëngjes, mëshirat e tij janë të reja dhe kjo gjë e bën këtë ditë të jetë dita e parë!”
Mbështetur në këtë këngë, kantautori ka shkruar dhe një libër meditimesh të titulluar ‘Sot është dita e parë’ në të cilin Matthew West na kujton për mëshirat e reja të Perëndisë. E djeshma ka shkuar, e sotmja është një dhuratë që duhet jetuar me gëzim, hir dhe mirënjohje.
