Nga:

S’ka të krishterë jashtë shërbimit

Lexo:1 Timoteu 4:11-16    

S’ka të krishterë jashtë shërbimit

Maksi tërhoqi vëmendjen e motrës së tij  në mes të cirkut të mbushur plot, për të parë një burrë që po ecte poshtë tyre: “Shiko, Laura. Atje është xhaxhi Petriti!” Maksi pyeti Babin, “xhaxhi Petrit është polic, pse nuk ka veshur uniformë?” Babai tha: “Sepse ai është jashtë shërbimit.” Laura pyeti: “Jashtë shërbimit. Çfarë do të thotë?” Babai shpjegoi ndërsa dritat filluan të zbehen: “Kjo do të thotë se ai nuk po punon te puna e tij sot. Unë jam jashtë shërbimit gjithashtu meqenëse nuk jam duke punuar në zyrë. Ja pse ai dhe unë  mundemi të dy të vijmë në cirk sot.” Pak më vonë, Maksi dhe Laura duke mbajtur frymën pezull panë ndërsa një burrë në trapez u hodh në ajër që të kapej nga burri tjetër. Laura duartrokiti dhe thirri: “Sa mirë që burri në trapezë nuk ishte jashtë shërbimit!”. Maksi qeshi dhe ra dakord. “Jam dakord! Nëse ai nuk do të ishte në punë, djali që do të priste do të kishte pasur probleme të mëdha!” Gjatë pushimit, babai la Maksin dhe Laurën të shkonin tek stenda e pushimit. Kur ata u kthyen tek vendet e tyre, Laura e ndau sanduiçin me kremviçe në dy pjesë. Ajo tregoi ndërsa i dha një gjysmë vëllait: “Ndërsa ne po prisnim që të merrnim një pije, një djalë  u përplas me Maksin dhe ia rrëzoi sanduiçin me kremviçe, kështu që ne po ndajmë sanduiçin tim.” Maksi tha, “Më fal, mendova se ishte faji i tij, por nuk ishte kështu!”  Babai aprovoi: “Epo, më mirë për ju—për të dy. Veprimet tuaja tregojnë se ju jeni në shërbim për Jezusin sot. Ju nuk e dini kurrë se si ajo që bëni apo thoni mund të jetë një dëshmi për të.” Ndërsa Maksi dhe Laura me prindërit e tyre shkuan nga kisha në shtëpi ditën tjetër ata morën vesh lajmin. Laura tha: “Erdhi një djalë i ri në klasën e Maksit dhe gjejeni pak? Ishte djali që u përplas me Maksin te cirku dje!” Maksi tundi kokën: “Ai tha se nuk kishte shkuar kurrë më parë në shkollën e së dielës. Familja e tij tani ka ardhur në pallatin e mësuesit tim, ata e kanë shtëpinë në derën ngjitur.” Babai thirri: “Tani jam dyfish i kënaqur që ju ishit në shërbim për Jezusin dje. Ai djalë ndoshta ju mban mend juve. Nëse ju do të ishit treguar të pasjellshëm me të, do të kishte qenë një dëshmi e varfër për Jezusin. Por ju u sollët mirë, kështu që veprimet tuaja ishin një dëshmi e mirë për të.”

A e di se ti duhet të jesh gjithmonë në shërbim për Jezusin? A i shikon mundësitë që të dëshmosh për Zotin? A je ti vigjilent dhe i etur t’i përgjigjesh të tjerëve me mirësi, durim dhe miqësisht? A je i sjellshëm gjithë kohës edhe nëse të tjerët janë të pasjellshëm me ty? Mos ji një i krishterë jashtë shërbimit. Ji në punë për Jezusin kudo që je.

Gjithmonë ji në shërbim për Jezusin!

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Free!

REGJISTROHUNI