Peyton Manning është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave në ligën e futbollit amerikan. Ai ka fituar 5 herë titullin “Lojtari më i mirë i ligës. Pak ditë më parë, ekipi i tij Denver Broncos, u shpall kapmion i Ligës Kombëtare të Futbollit duke mposhtur në finale Carolina Panthers me rezultatin 10-24 në favor të Denver.
Peyton Manning, ndan arsyen përse ai e do Jezusin, përse pëlqen birrën, përse nuk e drejton gishtin nga qielli pasi ka shënuar touchdown (quhet goli në futbollin amerikan) dhe përse nuk lutet për të fituar ndeshjet e tij.
“Nuk mendoj se Zotit i intereson shumë se kush e fiton një ndeshje futbolli.
Manning e ka pranuar Jezusin si shpëtimtarin e tij personal që kur ishte 13 vjeç, dhe që atëherë, besimi i tij në Zotin ka qënë prioriteti numër një. Ai u rrit në një sfamilje besimtarësh, dhe u përpoq me sa mundej të bëhej një njeri i mirë.…por ka një arsye të veçantë përse ju nuk keni dëgjuar ndonjëherë për këtë pjesë të jetës së tij, për besimin e tij në Jezusi.
Ai përpiqet ti bëjë veprat e tij të flasin

Dhe kjo është pikërisht ajo që ai ka për të thënë …

Por unë e ngrita dorën dhe shkova përpara. Dhe ia përkushtova jetën time Krishtit, dhe nga ai moment Jezusi ka qënë gjëja më e rëndësishme për mua. Disa futbollistë të tjerë që unë i njoh, e shprehin më hapur sesa unë besimin e tyre, dhe flasin shpesh për të nëpër konferenca si Reggie Whites, për shembull—ndërsa disa të tjerë e ngrenë dorën drejt qiellit kur shënojnë një touchdown ( gol ) dhe lavdërojnë Zotin pas ndeshjes. Për mua kjo gjë nuk është problem fare. Por unë nuk bëj gjëra të tilla dhe nuk mendoj që kjo më bën mua më pak të krishterë. Unë përpiqem që ti bëj veprat e mia të “flasin” me zë më të lartë, dhe nuk dua të bëhem objekt kritikash më shumë se ç’jam tani. Dikush të sheh duke pirë një birrë, gjë që unë e bëj shpesh, dhe pastaj flasin “Hmmmm, Peyton thotë që është besimtar, e kështu e ashtu dhe nga ana tjetër pi alkool.

Por unë e quaj veten me fat që kam mundësi të shkoj tek ai për të kërkuar udhëheqje dhe shpresoj (dhe lutem) që të mos bëj shumë gjëra që nuk i pëlqejnë Zotit përpara se të shkoj edhe unë në parajsë. Unë besoj gjithashtu se jeta është shumë më e mirë dhe më e lirshme kur ti ia nënshtron jetën Zotit. Kam kuptuar që të qëndruarit me njerëz që besojnë tek i njëjti Perëndi si unë, më ka forcuar akoma më shumë. J.C. Ëatts dhe Steve Largent, për shembull. Unë kam shkuar në kishë çdo të dielë bashkë me shokët e skuadrës, kur luaja për Indianapolis. Kam predikuar në kishë në takimin e të rinjve, dhe në shkolla të krishtera.
Si e justifikoj futbollin bazuar tek vargu “Duajini armiqtë tuaj”?

Nuk besoj që Zoti shqetësohet shumë se kush do e fitojë ndeshjen. Supozojmë që unë lutem që skuadra ime të fitojë dhe Troy Aikman ( lojtar i krishterë) lutet për skuadrën e tij, më thoni cilës lutje duhet ti përgjigjet Zoti më parë? Ai na do njësoj dhe ai do që ne të ecim përpara dhe me jetën tonë të dëshmojmë për të.
Babi më thoshte gjithmonë që duhen 20 vjet për të krijuar reputacionin tënd dhe 5 minuta për ta shkatërruar atë. Unë dua që reputacioni im të mos lëkundet pavarësisht se sa 5 minutësha krize do kaloj në jetë. Dhe ndjehem shumë më rehat sepse e di se ku të drejtohem në rast nevoje për ndihmë.
(Shkëputur nga libri me titull Manning, faqe 362-364)

