Kur ka qenë hera e fundit që keni lexuar një libër apo një artikull të gjatë në një revistë? A lidhen zakonet e leximit tuaj zakonisht me përditësimet në facebook, apo në tweet-er? Nëse jeni një nga shumë njerëzit të cilët nuk zbatojnë një rutinë të rregullt leximi, mund të jeni duke humbur shumë. Të lexuarit , sjell disa benefite të rëndësishme, një pjesë të tyre e kemi listuar si më poshtë:
1.Të lexuarit të stimulon mendjen
Studimet kanë treguar se kur qëndroni i stimuluar mendërisht, mund të ulni rrezikun apo të parandaloni mundësinë për sëmundjen e Alzheimerit dhe Dementias. Nëse e mbani trurin tuaj aktiv, kjo e lejon atë që të mos humbasë energji. Njësoj si çdo muskul tjetër në trup edhe truri kërkon ushtrime për të qëndruar i fuqishëm dhe i shëndetshëm. Nëse ndërtoni gjëra të ndryshme me puzzle, apo luani shah, kjo do t’iu ndihmojë në stimulimin konjitiv, pra në stimulimin e mendjes suaj.
- Të lexuarit redukton Stresin
Nuk ka rëndësi se sa shumë stres mund të keni në punë, në marrëdhënien tuaj personale apo në të gjitha gjërat me të cilat përballeni gjatë ditës. E gjithë situata zbehet kur e humbet veten në leximin e një historie të shkëlqyer. Një novelë e shkruar mirë mund të të çojë në realitete të tjera, ndërkohë që një artikull argëtues mund të të shpërqëndrojë nga situata jote. Edhe përse të mban në kohën e tashme, artikulli lejon që ta çlirosh tensionin dhe të relaksohesh.
- Të lexuarit të jep dije.
Çdo gjë që lexoni e mbush mendjen tuaj me copëza të reja informacioni dhe kurrë nuk mund ta dini se kur mund t’iu nevojitet ky informacion. Sa më shumë dije që të keni, aq më të përgatiur jeni që të përballeni me çfarëdolloj sfide. Dijen që merrni nuk mund ta largoj askush prej jush.
4. Të lexuarit zgjeron fjalorin.
Sa më shumë lexoni, aq më shumë ekspozoheni ndaj fjalëve të reja dhe ato e gjejnë rrugën vetë drejt fjalorit tuaj të përditshëm. Të jeni i artikuluar dhe të flisni mirë, ju ndihmon në çfarëdolloj profesioni. Nëse ndiheni i sigurtë kur u flisni shefave tuaj, kjo mund të të rrisë vetëvlerësimin. Mund t’ju ndihmojë në karrierën tuaj. Ata që janë njerëz të lexuar e flasin mirë, kanë dije mbi çështje të ndryshme, e kështu që eprorët kanë një tendencë për t’i ngritur më shpejt në pozicione më të larta. Të lexosh libra është thelbësore për të mësuar gjuhë të reja, pasi e shikon ekspozimin e fjalës të vendosur në kontekst, gjë e cila do të përmirësoj të folurën dhe rrjedhshmërinë në të shkruar.
- Të lexuarit të përmirëson memorien.
Kur lexoni një libër, ju duhet të mbani mend personazhet që ishin të përfshirë, të shkuarën e tyre, ambiciet, historinë, nuancat dhe mënyrën sesi ata prezantohen. Ndoshta duken shumë gjëra për t’u mbajtur mend, por truri është një organ i mrekullueshëm dhe i mban mend lehtësisht. Është shumë e mrekullueshme të dimë se çdo kujtim që ju krijoni, formon sinapse të reja.
- Të lexuarit të argëton.
Shkoni dhe kërkoni diçka të re për të lexuar!
Ka zhanre të ndryshëm leximi, për çfarëdo lloj lexuesi në planet. Kështu që pavarësisht nëse shijet tuaja shtrihen në literaturën klasike, në poezi, në revistat e modës, biografitë, guida për ndihmën e vetëvetes, apo në novelat romantike, ka gjithmonë diçka aty brenda që mund të kapë kureshtjen dhe imagjinatën tuaj. Largohuni nga kompjuteri për ca kohë, merrni e hapni një libër dhe rifreskojeni shpirtin tuaj për pak.