Ndonjëherë pushimet mund të duken dërrmuese por mba mend që qëllimi është të kënaqesh dhe të kalosh kohë të paharrueshme. Ja se si mund ta bëni këtë. 😀
Bëni foto
Mund të duket shumë e thjeshtë por të bësh foto është një mënyrë e mrekullueshme për të kapur ato momentet që ndodhin vetëm një herë në jetë por që do t’i mbani gjallë përgjithmonë. Ndonjëherë kur po kalon një kohë të bukur, mund të harrosh të shkrepësh një foto të shpejtë por përpiqu që të shkrepësh disa foto të familjes duke kaluar një kohë të mirë së bashku.Fotot e pa postuara janë më të mirat sepse ke kapur momentet kur kënaqësia ka qenë e gjallë.
Luani lojëra në makinë
Nëse po bëni një udhëtim familjar, krijoni si traditë që të luani lojëra në makinë. Lojërat mund të jenë të thjeshta si p.sh “gjej titullin e filmit”. Të luash një lojë së bashku si familje do t’ju ndihmojë të kaloni kohën por gjithashtu do të krijojë kujtime të paharrueshme. Tradita e lojërave në makinë do të vazhdojë edhe në udhëtimet e tjera dhe do të jetë elementi kryesor i pushimeve.
Planifikoni çdo gjë së bashku
Sigurohu që të përfshish të gjithë familjen kur planifikon itinerarin e pushimeve. Askush nuk dëshiron të ndihet i përjashtuar dhe ti gjithashtu dëshiron të sigurohesh që gjithsecili është i aftë të bëjë diçka që do ta shijojë. Të lejosh fëmijët të kryejnë aktivitete do t’i ndihmojë ata të ndihen të rëndësishëm dhe do t’ju japë atyre një gjë të re për të cilën do të gëzohen.
Mbaje larg teknologjinë
Fikini telefonat, lërini ipod-ët në shtëpi, largojini laptop-ët dhe tabletat, thjesht bëjeni këtë. Gjithsecili mund të ndihet sikur është duke qëndruar brenda flluskës së teknologjisë, por të heqësh dorë prej saj do ta lejojë familjen të qëndrojë vërtetë së bashku. Koha me familjen është thelbësore për ndërtimin e një familje të fortë, kështu që largojini shpërqendrimet.
Ruajini kujtimet në një kuti
Ndërkohë që jeni duke udhëtuar sigurohuni që të merrni suvenirë të cilët do t’ju ndihmojnë ta rikrijoni udhëtimin tuaj me to. P.sh nëse jeni duke bërë pushime në plazh merrni ca rërë, guaska dhe bëni një foto të familjes në breg të detit. Më pas futini të gjitha këto sende në kutinë tuaj të kujtimeve (një vazo qelqi) dhe vendoseni këtë vazo në një vend ku të gjithë mund ta shihni çdo ditë. Ndërkohë që do të shërbejë edhe si një dekorim i bukur, ajo do të ngjallë biseda në të ardhmen për pushimet dhe kujtimet që krijoi gjithsecili.