Çfarë bënte Jezusi në stinën e verës?!

Pra, çfarë bëri Jezusi gjatë kohës së bukur të verës? Shkrimet nuk thonë thuajse asgjë për argëtimin apo çfarë Ai bëri gjatë verës. Por një shembull mund të jetë sërfi përderisa edhe mund të ecte mbi ujë. Gjithsesi le të shohim se çfarë thuhet në Bibël. Me siguri, e ka shijuar shoqërinë e peshkatarëve, gjë që na bën të mendojmë se e ka pëlqyer peshkimin. Por a e kanë marrë ndonjëherë Ai dhe 12 dishepujt varkën dhe të kenë shëtitur për qejf? Ndoshta të kenë shkuar në plazh për zhytje? Bibla nuk thotë gjë për këtë. Megjithatë le t’i hedhim një sy Ungjillit të Mateut dhe të shohim nëse ka ndonjë grimë të asaj që Jezusi ka bërë gjatë kohë së bukur të verës.

  1. Ngjitje në mal

Shkrimet përmendin specifikisht ato herët e pakta që Jezusi eci mbi një gomar, dhe pastaj përshkruajnë udhëtimet e tjera të Tij pa përmendur kuaj, deve, mushka apo gomarë. Kështu që ne mendojmë se mënyra se si ai ka udhëtuar nëpër gjatësinë dhe gjerësinë e Judesë, Samarisë dhe Galilesë, përgjatë gjithë shërbesës së Tij, ka qenë duke ecur. Mateu 3:4 na bën të mendojmë se ai u ngjit në mal kur vizitoi kushëririn e Tij, Gjon Pagëzorin. Ai ishte një fshatar i cili jetonte në fshatrat e Judesë, në një zonë të largët përgjatë lumit Jordan, dhe hante karkaleca e mjaltë të egër.

  1. Ngjitje në shkëmbinj

Meqë Jezusi qëndronte më së shumti jashtë, është e vështirë për këdo që të thotë se i ka pëlqyer ngjitjet në maja më shumë se Jezusi. Mateu 4:1 thotë që pasi u pagëzua në lumin Jordan, Ai u dërgua nga Fryma në shkretëtirë për 40 ditë ku nuk hëngri asgjë për një muaj. Me siguri që në këtë periudhë ka shijuar edhe krijimin e mrekullueshëm të Atit.

  1. Fjalimet

Duke u mbështetur te shkrimet është e sigurt që Jezusi foli përpara shumë njerëzve. Mateu 4:17 na tregon se si Jezusit i pëlqente të mësonte, predikonte dhe t’i sfidonte njerëzit e Perëndisë të ndryshonin rrugët e tyre joproduktive.

  1. Peshkimi?

Mateu 4:18 na tregon se si Jezusi po ecte përgjatë bregut të Galilesë dhe pa dy vëllezër, Simon Pjetrin dhe Andrean, duke hedhur rrjetat në det. Ai i thirri ata te Mateu 4:19, duke thënë “Ejani me mua, dhe do t’ju bëj peshkatar njerëzish.” Ata jo vetëm që i lanë rrjetat e tyre, por thuajse menjëherë u ndoqën edhe nga dy vëllezër të tjerë, Jakobi dhe Gjoni, që po riparonin rrjetat me babanë e tyre, Zebedeun. Të gjithë e lanë peshkimin për ta ndjekur atë. Por a peshkuan ata ndonjëherë për qejf? Apo për të ngrënë drekë? Bibla nuk flet për këtë.

  1. Shëroi

Mateu 4:23 thotë që Jezusi shkoi në të gjithë Galilenë duke mësuar, predikuar dhe shëruar të gjitha sëmundjet ndërmjet njerëzve.” Fjala u shpërhap deri në Siri, Jeruzalem dhe Dekapolis, ndaj turmat po e ndiqnin atë duke kërkuar që t’i shëronte. Dhe Jezusi i shëroi ata.

  1. Lundrim me varkë

Mateu 8 tregon kohën kur Jezusi ishte në detin e Galilesë dhe aty erdhi një stuhi, aq e madhe sa barka po mbulohej nga dallgët. Të frikësuar për jetën e tyre, ndjekësit e tij e zgjuan duke u lutur për jetët e tyre. Nga ana tjetër, me qetësi, Jezusi qortoi erërat dhe aty u bë qetësi e mrekullueshme. Dishepujt u habitën ndaj thanë “Kush është ky që i binden edhe era dhe deti?!”

  1. Noti?

Mateu 13 tregon për fjalimet kundrejt turmave të mëdha përgjatë bregut të detit. Në një moment, Ai u ul në një barkë ndërkohë që gjithë të tjerët që ndruan në plazh. Gjithsesi shkrimi nuk përmend ndonjë njëri që po shijonte dallgët e detit.

  1. Tregonte Histori

Ato që më së shumti Jezusi u ka thënë dishepujve kanë qenë histori. Në fakt, te Mateu 13:10, dishepujt e pyetën se përse thoshte shëmbëlltyra. Dhe Ai u përgjigj se ishte më e lehtë për turmat që të dëgjonin një histori dhe jo një leksion.

  1. Ushqeu

Te Mateu 14, Bibla thotë që Jezusi u tërhoq nga turmat e mëdha në një barkë të vogël për të shkuar në shkretëtirë. Por njerëzit e ndoqën në këmbë ndër qytete. Kjo ishte shqetësuese për dishepujt të cilët sugjeruan t’i shpërndanin turmat që të shkonin në fshatrat e tyre për tu ushqyer. Por në vend të kësaj Jezusi bëri një mrekulli. Ushqeu mijra njerëz me 5 bukë dhe 2 peshq.

  1. Meditoi në një vend të fshehtë

Te Mateu 14:22-23, Ai i dërgoi dishepujt në një varkë dhe qëndroi veçmas që të lutej.

Nga të dhënat e Ungjillit të Mateut, Markut, Lukës dhe Gjonit, nuk ka një tregues që Jezusi e shmangte sportin. Nga ana tjetër nuk ka asnjë të dhënë që tregon se ka marr pjesë në ndonjë garë apo ka bërë mundje krahu me Thomain. Mbi të gjitha, Ungjilli i Gjonit 21:25 na tregon “Janë edhe shumë gjëra të tjera që i bëri Jezusi, të cilat, po të shkruheshin një nga një, unë mendoj se nuk do të mjaftonte mbarë bota që t`i nxinte librat që do të mund të shkruheshin. Amen.”. Kështu që, ku i dihet?

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI