Bibla na flet shumë për sa i përket marrëdhënieve ndërpersonale. Shkrimet janë plot me udhëzime specifike për mënyrën se si ne duhet të trajtojmë njëri-tjetrin. Nëse ndjekim me të vërtetë Krishtin, ne do t’i kushtojmë vëmendje këshillës së tij “Në të vërtetë po ju them: “sa herë ia keni bërë këtë ndonjërit prej këtyre vëllezërve të mi më të vegjël, këtë ma bëtë mua” ( Mateu 25:40) Shkrimet në vijim shpjegojnë qartë se çfarë Perëndia pret prej nesh në këtë aspekt. Lexoji ato me kujdes dhe konsidero se si ti aplikosh ato në jetën tënde:
Levitiku 19:11 Nuk do të vidhni, nuk do të gënjeni dhe nuk do të mashtroni njëri-tjetrin.
Gjoni 13:14 Në qoftë se unë, Zoti dhe Mësuesi, ju kam larë këmbët, edhe ju duhet t`i lani këmbët njëri-tjetrit.
Gjoni 13:34 Po ju jap një urdhërim të ri: ta doni njëri-tjetrin; sikurse unë ju kam dashur, ashtu edhe ju ta doni njëri-tjetrin
Gjoni 13:35 Prej kësaj do t`ju njohin të gjithë që jeni dishepujt e mi, nëse keni dashuri për njëri-tjetrin
Romakët 12:10 Duani njeri tjetrin me dashuri vëllazërore; në nderim tregoni kujdes njeri me tjetrin
Romakët 12:16 Kini të njëjtat mendime njeri me tjetrin; mos lakmoni për lart, por rrini me të përunjurit; mos e mbani veten për të mënçur.
Romakët 13:8 Mos i kini asnjë detyrim askujt, përveç se ta doni njëri-tjetrin, sepse ai që e do tjetrin e tij e ka përmbushur ligjin.
Romakët 14:13 Prandaj të mos e gjykojmë më njeri tjetrin, por më tepër gjykoni këtë: mos i vini gur pengese ose skandal vëllait.
Romakët 15:7 Prandaj pranoni njëri-tjetrin, sikurse edhe Krishti na pranoi për lavdinë e Perëndisë
Romakët 15:14 Dhe, sa për ju, o vëllezër, më është mbushur mendja për ju, se edhe ju jeni plot mirësi, plot me çdo njohuri, të zotë të këshilloni njëri-tjetrin.
Romakët 16:16 Përshëndetni njeri tjetrin me një të puthur të shenjtë; kishat e Krishtit ju përshëndesin.
1 Korintasve 1:10 Tani vëllezër, ju bëj thirrje në emër të Zotit tonë Jezu Krishtit të flisni që të gjithë të njëjtën gjë dhe të mos keni ndasi midis jush, por të jeni plotësisht të bashkuar, duke pasur një mendje dhe një vullnet.
Galatasit 5:13 Sepse ju, o vëllezër, u thirrët në liri; por mos e përdorni këtë liri si një rast për mishin, por, me dashuri t`i shërbeni njëri-tjetrit.
Efesianët 4:2 Me çdo përulësi e zemërbutësi, me durim, duke e duruar njëri-tjetrin në dashuri.
Efesianët 4:32 Por jini të mirë dhe të mëshirshëm njeri me tjetrin, duke e falur njëri-tjetrin, sikurse edhe Perëndia ju ka falur në Krishtin.
Efesianët 5:19 duke i folur njeri tjetrit me psalme, himne dhe këngë frymërore, duke kënduar dhe duke lavdëruar Zotin me zemrën tuaj.
Efesianët 5:21 Nënshtrohuni njëri-tjetrit në druajtjen e Krishtit.
Kolosianët 3:13 Duke duruar njeri tjetrin dhe duke falur njeri tjetrin, nëqoftëse dikush ankohet kundër një tjetri; dhe sikundër Krishti ju ka falur, ashtu bëni edhe ju.
Kolosianët 3:16 Fjala e Krishtit banoftë në ju me begatinë e vet; në çdo dituri, mësoni dhe këshilloni njeri tjetrin me psalme, himne dhe këngë frymërore, duke kënduar Zotit me hir në zemrat tuaja.
1 Thesalonikasve 5:11 Prandaj ngushëlloni njeri tjetrin dhe ndërtoni njeri tjetrin ashtu sikur edhe bëni.
Hebrenjtë 3:13 Por nxitni njeri tjetrin çdo ditë, derisa thuhet: “Sot”, që të mos ngurtësohet ndonjë nga ju prej mashtrimit të mëkatit
Hebrenjtë 10:24 Dhe le të kujdesemi për njeri tjetrin, për t`u nxitur për dashuri dhe vepra të mira
Hebrenjtë 10:25 pa hequr dorë nga të mbledhurit bashkë tonin, sikurse kanë zakon disa, por të nxisim njeri tjetrin, aq më tepër se e shihni ditën që po afrohet.
Jakobi 4:11 Mos flisni keq për njeri tjetrin, vëllezër; ai që flet kundër vëllait dhe e gjykon vëllanë e vet, flet kundër ligjit dhe gjykon ligjin; dhe, po të gjykosh ligjin, ti nuk je zbatues i ligjit, por gjykatës.
1 e Pjetrit 3:8 Dhe më në fund jini të gjithë të një mendjeje, të dhembshur, plot dashuri vëllazërore, të mëshirshëm dhe dashamirës.