Dëshiron urtësi? Numëro ditët e tua.

Miq, në mënyrë që të fitojmë urtësinë për të cilën presim, duhet të lutemi. Lutja, është burimi i urtësisë.  Urtësia lidhet ngushtë me lutjet në Shkrime. Urtësia është kërkuar në lutje, shumë shpesh është marrrë në lutje dhe është një rezultat i lutjes.  Ne shohim sesi një mbret shumë i famshëm si Mbreti Solomon, i cili teksa nisi mbretërimin i kërkoi Perëndisë për urtësi dhe Perëndia ju përgjigj  kërkesës së tij me bollëk. Ne e shohim këtë tek kapitulli i  parë  Jakobit, ku na thuhet që t’i kërkojmë  Perëndisë për urtësi dhe të kemi besim të plotë se Ai do t’i përgjigjet lutjes sonë.  Tek psalmi 90, vargu 12, ka një lutje. Moisiu ishte një nga njerëzit më të zgjedhur të Perëndisë në të gjithë historinë dhe ka vetëm një psalm që i atribuohet atij. Në zemër dhe në pikën kulmore të këtij psalmi,  ne e shohim që ai po lutej për urtësi. Cfarë  është interesante është që ai i kërkon Zotit ta mësojë të numërojë ditët e tij.  Miq, nëse dëshirojmë që të kemi atë urtësi për të cilën presim ne duhet të lutemi. Dhe specifikisht, nëse duam që të jemi të urtë, kemi nevojë të mësojmë  të numërojmë ditët tona. Si mund ta bëjmë këtë? Çfarë do të thotë të numërojmë ditët tona? Dhe si mundet që numërimi i tyre të na sjellë ne mençuri?

Kur ne  mësojmë të numërojmë ditët tona, kjo do të thotë se pranojmë ditët e panumërta të Perëndisë (v.1-2).Perëndia është  Krijuesi, ne jemi të krijuar. Perëndia është   i përjetshëm, jetët tona po kalojnë.  Ditët e Perëndisë janë pa fund, por ditët tona janë të numëruara. O Zot, ti ke qenë për ne një strehë brez pas brezi. Para se të kishin lindur malet dhe para se ti të kishe formuar tokën dhe botën, madje nga mot dhe përjetë ti je Perëndia. ( Psalmi 90:1-2)Kjo menjëherë na vendos në një pozicion ku jemi të gatshëm për t’u bërë të urtë. Si? Sepse na mëson se nga do të na vijë urtësia. Ka nje qenie që është shumë më e  madh se ne, shumë më e madhe se cdo njeri tjetër dhe patjetër që është më e madhe se çdo ide tjetër apo filozofi  në të gjithë krijimin. Atëherë, kjo qenie duhet të jetë burimi i të gjithë urtësisë. Perëndia  ka urtësi për të na ofruar atë që nuk mund t’ia japim vetes tonë. Ai ka urtësi për të na ofruar atë që asgjë në të gjithë krijimin nuk mund të na e japë.  Perëndia është burimi i urtësisë.  Kur ne konsiderojmë në lutje ditët e panumërta të Zotit, ne fitojmë urtësi sepse ne dimë ku të kërkojmë për të.  Patjetër që ky është fillimi i mençurisë: mos të shohim më në veten tonë, të pushojmë së besuari tek bota dhe në vend të kësaj të shohim tek Perëndia. Mëso të lutesh, “Zot, nga përjetësia në përjetësi Ti je Perëndi!”

Mbaj mend se jeta jonë po ikën ( v.3-6)

Ja çfarë lexojmë tek Psalmi 90  mbi përkohshmërinë e jetëve tona:

Ti e kthen njeriun në pluhur dhe thua: “Kthehuni, o bij të njerëzve. Sepse një mijë vjet në sytë e tu janë si dita e djeshme që ka kaluar, ose sikur të gdhish një natë. Ti i përlan si një përmbytje. Ato janë si një ëndërr, janë si bar që gjelbëron në mëngjes. Në mëngjes ai lulëzon dhe gjelbëron, në mbrëmje kositet dhe thahet.  ( v.3-6) Jetët tona janë si pluhur, si një orë në natë, si një përmbytje gjithëpërfshirëse, dhe si një ëndërr që kalon. Jeta jonë është si bari, i ripërtërirë në mëngjes dhe i tharë në mbremje.Mik, të rrokësh  të vërtetën është sekreti i madh për të pasur dituri. Më shkojnë ndër mend disa nga njerëzit më të mençur që kam takuar ndonjëherë  dhe kam kërkuar të kuptoj se çfarë kanë të përbashkët. Të gjithë ata kanë kuptuar se sa e shkurtër është jeta njerëzore.

Shembull për këtë është adoleshenti që është “më i pjekur sesa vitet që ka”. Kjo ndodh se ndryshe nga bashkëmoshatarët e tij, ai mendon se nuk ka vite për të humbur sepse e di  se jeta e tij po shkon në mënyrë të rrufeshme. Besimtari që nuk humbet kohë kur del në pension, por i investon edhe vitet e fundit për Zotin. Pothuajse çdo gjë që ai shpreh  është e mençur, sepse ai nuk i sheh këto vite si vite për  t’u shpërdoruar. Ai numëron ditët e tij! Po ti, a e merr në konsideratë shkurtësinë e jetës tënde?

Kur mësojmë të numërojmë ditët tona do të thotë të marrim  në konsideratë zemërimin e Zotit (v 7-11)

Sa prej nesh luten për zemërimin e Perëndisë? Pjesa më e madhe prej nesh përpiqen ta shmangin këtë temë. Por shiko se si u lut Moisiu Perëndisë për këtë gjë:

Sepse jemi të konsumuar nga zemërimi yt dhe jemi të tmerruar nga tërbimi yt. Ti i vë fajet tona para teje, mëkatet tona të fshehta në dritën e fytyrës sate. Sepse tërë ditët tona zhduken në zemërimin tënd; ne po i mbarojmë vitet tona si një psherëtimë. Ditët e viteve tona shkojnë deri në shtatëdhjetë vjet dhe për më të fortët në tetëdhjetë, por ajo që përbën krenarinë e tyre nuk është veçse mundim dhe dëshirë për t`u dukur, sepse kalon me të shpejtë dhe ne fluturojmë tutje. Kush e njeh forcën e zemërimit tënd dhe mërinë tënde sipas frikës që duhet pasur prej teje? (v 7-11)

Në lutjen e Moisiut për zemërimin e Zotit ne shohim se çfarë do të thotë të kesh frikë Perëndinë. Nderimi i shenjtë vjen kur ne  kuptojmë mëkatin tonë dhe shenjtërinë e Perëndisë dhe zemërimin e tij ndaj atij mëkati. Kuptimi i këtij realiteti na bën të jemi nderues para tij. Kjo nuk do të thotë të kesh frikë nga Perëndia.Ky është një respekt i thellë dhe përulje që na bën ne të dëshirojmë ta nderojmë Atë.

Merre me mend se sa me mençuri do të jetonim nëse ne do të mbanim mend se Perëndia sheh gjithçka, edhe atë që ne mendojmë se është bërë në fshehtësi! Ne shpesh mendojmë se mund te jetojmë në mënyrë anonime dhe bëhemi mëkatarë dhe të marrë për shkak të kësaj gjëje që mendojmë. Por, ndërsa kemi frikë nga Zoti dhe e nderojmë me nderim të shenjtë, do të kemi mençuri. Ndaj edhe në Bibël thuhet vazhdimisht: “Frika e Zotit është fillimi i njohjes.” (Fjalët e Urta 1:7) Të lutem mos e humb gëzimin që gjendet i lidhur me këtë të vërtetë. Sepse e dimë fuqinë e zemërimit të Perëndisë, ne e dimë se zemërimi i tij kundër mëkatit u derdh mbi Krishtin në kryq. Ne e dimë se zemërimi dhe tërbimi i tij jetojnë në harmoni me aktin më të madh të dashurisë dhe hirit në të gjithë historinë!Po, Perëndia urren mëkatin dhe duhet ta dënojë atë për të qenë i drejtë, dhe i mirë. Por, për të gjithë ata që marrin Jezu Krishtin si Shpëtimtarin e tyre, Perëndia nuk do të derdhë mbi ta zemërimin e tij. Përkundrazi, ai e ka derdhur tashmë mbi Birin e tij. Është në kryq ku zemërimi dhe mëshira takohen! Mik, ndërsa kërkon të ecësh me urtësi, pyete veten: A po i numëroj ditët e mia? Çfarë do të ndryshonte në jetën time nëse e bëja këtë? Sot, me lutje, konsidero natyrën e përjetshme të Krijuesit tënd, realitetin e rrufeshëm të jetës tënde dhe zemërimin e drejtë të Perëndisë. Lutu sipas Psalmit 90 kur të kesh nevojë për urtësi. Mëso të numërosh ditët e tua.

Burimi: Tom Olson për unlockingthebible.org

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI