Nga:

Së bashku jemi pozitiv!

mikrofoniRadio 7, zëri pozitiv i qytetit, feston këtë vit 17 vjet nga dita e parë e transmetimit. Ishte 17 maji i vitit 2002 kur nga një transmetues në malin e Dajtit, dhe nga një studio modeste u dëgjuan për herë të parë mesazhet dhe tingujt muzikor aq të munguar në tregun mediatik shqiptar. Kështu filloi Radio 7, rrugëtimi i së cilës në atë kohë do të ishte vështirë të parashikohej.

Ditët në qytetet ku jetojmë sa vijnë dhe bëhen më të zhurmshme, por Radio 7 me simbolikën e numrit 7, vazhdon t’u jap dëgjuesve pushimin dhe paqen që nuk varet nga rrethanat. Radio 7 zgjon qytetet e Shqipërisë çdo ditë me programin e mëngjesit. Besi, Dena & Greta ata që zgjohen gjithmonë më herët, sigurohen t’u japin dëgjuesve inkurajimin e duhur për të nisur ditën e tyre. Për të mos harruar Enelën, lajmet e së cilës informojnë gjerësisht, gjatë gjithë ditës për sa është duke ndodhur në Shqipëri dhe në rajon. Transmetimi vazhdon me muzikën e zgjedhur, atë që nuk mungon për asnjë çast në radio. Programi Krash me Jonen, programi i parë dhe me transmetimin më të gjatë në Radio 7, vazhdon edhe sot të sjellë hitet pozitive të momentit dhe historitë e artistëve për këngët e tyre më të fundit.

Mesazhet inkurajuese që tregojnë se si Perëndia mund të ndërhyrë në situatat tona të përditshme janë pa diskutim burim shprese për këdo që i dëgjon. Programi i këshillimit Çelësi Im, Rruga me Dr. Michael Youssef, Sipas Fjalës me Hervin Fushekati, Shijoje Jetën me Joyce Meyer, Prekja e Zotit me Dr. Charles Stanley, Shpresë për ty, Përmes Biblës, Mesazhe Shprese, radiodrama Të lirë nga Prangat, Lutu Përmes Fjalës, Fjalë Inkurajuese, Koment për jetën, Përgjigje nga Zanafilla, e shumë të tjerë janë në listën e programeve më të preferuar të dëgjuesve tanë.

Dëshira e madhe e dëgjuesve për të pasur një radio si Radio 7 që transmeton aty ku ata jetojnë, bëri që sot ne të transmetojmë në 5 frekuenca në Shqipëri dhe 2 në Kosovë.  Dhe në një kohë kur teknologjia ka përparuar kaq shumë, jemi kaq të bekuar të jemi pranë atyre që na dëgjojnë nga vende të ndryshme të botës. Mjafton një klik në radio-7.net, për të dëgjuar live, por akoma dhe më shumë për tu rifreskuar mes materialeve të shumta e programeve që përditësohen vazhdimisht në faqen tonë të internetit. Përmes aplikacionit të Radio 7 në app store dhe platformën android sot dëgjohemi në çdo cep të botës. Pas kaq shumë vitesh, gjysma e audiencës së Radio 7, jeton në vende si Gjermania, Italia, Zvicra, Hollanda, Amerika etj.

E kështu ditët fillojnë dhe mbarojnë në frekuencat pozitive, por pas 17 vitesh në transmetim Radio 7 me siguri nuk mund të vazhdonte të ishte e tillë pa miqtë tanë të shumtë që na dëgjojnë dhe shkruajnë çdo ditë. Mes fjalëve të sinqerta secili prej nesh merr dhe më shumë gëzim për të folur çdo ditë të vërtetën, madje dhe në ato ditë kur nuk është aspak e lehtë.

Nuk ka se si në këtë 17 vjetor të mos jemi falënderues dhe me zemrat plot, për besnikërinë e Perëndisë ndër vite në mesin tonë dhe për dëgjuesit tanë që kanë qenë dhe mbeten mbështetësit tanë më të fuqishëm. Ne jemi këtu sepse besojmë se së bashku mund të jemi pozitivë dhe kështu mund të ndikojmë komunitetin ku jetojmë.

 

 

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Free!

REGJISTROHUNI