Normalisht, vitet e adoleshencës janë kohë trazirash si për adoleshentët edhe për prindërit. Ato kalojnë furishëm si shakullima të pakontrolluara duke sjellë ndyshime emocionale, sociale dhe fizike.
Ato cënojnë shpresat dhe ëndrrat e prindërve dhe trondisin të gjithë bazën e familjes. Edhe ata të cilët kanë një familje të perëndishme dhe ofrojnë dashuri të pakushtëzuar mund ta gjejnë veten e tyre në këtë dhimbje të jashtëzakonshme të “tornados në adoleshencë.”
Merr zemër. Ti nuk je vetëm. Ndërkohë që i thërret Perëndisë, Ai do e vërtetojë se është besnik ndaj teje. Edhe pse nuk i kontrollon dot veprimet dhe qëndrimet e adoleshentit, ti mund të ndikosh te ai me mënyrën se si flet me të.
“Asnjë fjalë e keqe le të mos dalë nga goja juaj, por ajo që është e mirë për ndërtimin, sipas nevojës, që t’u japë hir atyre që dëgjojnë”. (Efesianët 4:29)
Nëse matesh për të goditur vetëm ajrin, do t’ia arrish qëllimit! Që të jesh prindi më i mirë i mundshëm do të kesh nevojë për shënjestra të përcaktuara mirë, që të të mbajnë të përqendruar në drejtimin e duhur.
Shënjestra nr. 1 . . .Identiteti Personal
Rrënjose fort identitetin tënd në Krishtin. (Galatasve 2:20)
Shihe fëmijën tënd adoleshent si krijesë me vlerë dhe unike për Perëndinë. (Jeremia 29:11)
Dallo prirjet, interesat dhe aftësitë e natyrshme të fëmijës tënd adoleshent. (Fjalët e Urta 22:6)
Shpreh më shumë lëvdatat sesa mospëlqim. (Fjalët e Urta 18:21)
Shpjegoji se plani i veçantë i Perëndisë është që të zhvillojë karakterin e Krishtit tek të gjithë fëmijët e tij. (Romakëve 8:29)
Shënjestra nr. 2 . . . Përgjegjësia Individuale
Ji njeri i ndershëm dhe i përgjegjshëm. (Fjalët e Urta 10:9)
Lejoje adoleshentin të marrë pjesë në caktimin e kufijve dhe pasojave të duhura. (Fjalët e Urta 29:17) •
Mësoji adoleshentit rëndësinë e përmbushjes së përkushtimeve. (Numrat 30:2–4)
Udhëhiqe adoleshentin drejt zhvillimit të përgjegjësisë financiare. (Fjalët e Urta 20:21)
Ndihmoje adoleshentin të bëjë zgjidhje praktike dhe morale që e çojnë drejt një shtegu të veçantë për karrierë. (Fjalët e Urta 16:3)
Shënjestra nr. 3 . . . Pjekuria Shpirtërore
Modelo karakterin e Krishtit, sepse ky është ndikimi yt më i fuqishëm. (Titit 2:7–8)
Mësoje Fjalën e Perëndisë si autoritetin dhe standardin absolut. (2 Timoteut 3:16)
Lutu që Perëndia të sjellë pasoja, kur fëmija yt adoleshent zgjedh shtegun e shkatërrimit. (Hebrenjve 12:6)
Shpjegoji vlerën që ka qëndrimi i vetëm dhe veçimi nga kompromiset e botës. (2 Korintasve 6:17–18)
Mos prit një buqetë me falënderime nga adoleshenti për sakrificën dhe shqetësimin që përjeton për hir të tyre. Frytet e falënderimit zakonisht nuk shfaqen para se adoleshenti të largohet nga familja dhe të përballet me trysnitë e jetës në një botë aspak mirëdashëse.
Ndonjëherë duhet edhe mbërritja e një brezi të dytë përpara se të agojë dita dhe të të mbërrijnë vlerësimet e përzemërta.
Prindër, jetoni në mënyrë të tillë që një ditë të mund të dëgjoni. “Faleminderit që më ke dhënë një trashëgimi të krishterë. “Faleminderit që më ke dhënë më shumë dashuri sesa para”. “Faleminderit që ke thënë “jo”, kur mund të kishte qenë më e lehtë të thoshe “po.”