Si të reagosh përballë sfidave

Si reagoni kur sprovat e forta shpërthejnë në qiellin e jetës suaj me diell? A shqetësoheni dhe merakoseni duke kërkuar zgjidhjen? Në vend të kësaj, kuptoni që prania e sprovave në jetën tuaj tregon se nëpërmjet jush Perëndia po përpiqet të japë një mesazh. Mbase prirja juaj është që të mos i pranoni faktet, të fajësoni të tjerët ose të zhyteni në vetëmëshirim. Pavarësisht raportimit të kohës, kuptoni që Fryma e Krishtit jeton në ju dhe ju mund të jetoni në mes të erërave të fatkeqësive.

Ta konsideroni një gëzim të madh, o vëllezër të mi, kur ndodheni përballë sprovash nga më të ndryshmet, duke e ditur se prova e besimit tuaj sjell qëndrueshmëri. Dhe qëndrueshmëria të kryejë në ju një vepër të përsosur, që ju të jeni të përsosur dhe të plotë, pa asnjë të metë. Por në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia, që u jep të gjithëve pa kursim, pa qortuar, dhe atij do t’i jepet. Por le ta kërkojë me besim, pa dyshuar, sepse ai që dyshon i ngjan valës së detit, të cilën e ngre dhe e përplas era. Dhe ky njeri të mos pandehë se do të marrë diçka nga Zoti, sepse është një njeri me dy mendje, i paqëndrueshëm në gjithë rrugët e veta. Dhe vëllai më i poshtmë le të madhështohet në lartësimin e tij dhe i pasuri në uljen e tij, sepse do të shkojë si lule bari. Në fakt si lindi dielli me të nxehtit e tij dhe e thau barin, dhe lulja e tij ra dhe bukuria e pamjes së vet humbi: kështu do të fishket edhe i pasuri në udhët e tij. Lum njeriu që ngulmon në provë, sepse kur del i aprovuar, do të marrë kurorën e jetës, të cilën Zoti ua premtoi atyre që e duan.(Jakobi 1:2–12)

Dimri . . . Të Vuash  Rrënqethjet e Dhimbjes

Erërat e ftohta të pikëllimit e lotët e një zemre të lënduar, janë të pranishme në jetën e kujtdo, por si i krishterë, ti ke një mbulojë force duke ditur që…

Perëndia të do.  (Romakëve 8:38–39)

Perëndia është me ty.  (Hebrenjve 13:5)

Perëndia është i preokupuar për vështirësitë e tua.  (1 Pjetrit 5:7)

Perëndia është në kontroll të rrethanave të tua.  (Danieli 2:20–23)

Perëndisë mund t’i zësh besë.  (Romakëve 11:33)

Perëndia jep hir të mjaftueshëm.  (2 Korintasve 9:8)

Perëndia e ka të ardhmen tënde në duart e Veta. (Isaia 43:18–19)

Pranverë . . . Mbjellja e Farave të Qëllimit

Perëndia, përmes sprovave dhe mundimeve, ka qenë duke përgatitur ‘tokën’ e zemrës tënde. Ti mund të mbjellësh farën e

Mirënjohjes -Falënderoje Perëndinë për atë që është duke bërë në jetën tënde.  (1 Thesalonikasve 5:18)

Gëzimit — Gëzohu në Zotin, duke ditur që përfundimi është në duart e Zotit.  (Romakëve 5:3) 3. Përulësisë — Dije që Perëndia i jep hir zemërthyerit. (Jakobi 4:6)

Mençurisë — Ushqeje mendjen me Shkrimin. (Psalmi 119:15–16)

Lutjes — Mos u shqetëso, por për gjithçka lutu. (Filipianëve 4:6–7)

Durimit — Për të patur çlirim, ktheji sytë nga Zoti. (1 Korintasve 10:13)

Besimit — Besoja veten Perëndisë. Ai gjykon me drejtësi. (1 Pjetrit 2:23)

Bindjes — Mëso të dëgjosh e t’i bindesh zërit të Perëndisë. (2 Gjonit 1: 6)

Lavdërimit — Përqendrohu tek madhështia e Perëndisë, jo tek rrethanat e tua.  (Hebrenjve 13:15)

Vera . . . Jetesa nën  diellin e sprovave.

Kupto që prania e sprovave në jetën tënde, zbulon që Perëndia mund të jetë duke u përpjekur të të japë një mesazh.

Dije që ka fuqi në Fjalën e Perëndisë, e kur tundohesh për të mëkatuar, mëso përmendësh e cito “Romakëve” 6:1-2. Thuaji Vetes: “A do të vazhdoj të mëkatoj? Në asnjë mënyrë! Unë jam i vdekur ndaj mëkatit. Si mundet të jetoj më në të?” (Romakëve 6:1–2)

Dije që Fryma e Krishtit banon tek ty. Thuaj Vetes: “Unë kam fuqinë e Krishtit në mua!” (Romakëve 8:10–11)

 Vjeshta . . . Korrja e Premtimeve të Perëndisë

Reagimi pozitiv ndaj sprovave të tua, ka fitime të shumta. Ti do të bëhesh i durueshëm dhe i përsosur, deri në atë masë që e lejon Kryebujkun të punojë tokën shkëmbore e joproduktive në jetën tënde.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI